Arratisje spektakulare e një shqiptari nga burgu Nafplion i Greqisë. Siç transmetojnë mediat greke, një shtetas shqiptar është arratisur nga burgu gjatë transmetimit të tij nga qelia në spital, për mjekimin e një plage.
I ndihmuar edhe nga dy persona tjetër të pajisur me armë të rënda, të cilët i kanë sulmuar katër rojet duke qëlluar në ajër, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, të tipit Audi.
I burgosuri shqiptar, 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia greke, ishte dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë. Ndërsa, policia greke ka nisur një aksion në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.kohaislame