-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ikja e mjekëve, rumunët si ne, por Brexit ka rikthyer shpresën

Më të lexuarat

Rumania po shpreson të korrë “dividentin” e saj në shëndetësi për shkak të “Brexit”-it. Vendi ballkanik përjetoi një eksod të punonjësve të shëndetësisë, veçanërisht pas anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2007. Ajo ka tashmë raportin më të ulët doktor-pacientë në BE.

Edhe ata që kanë qëndruar në vend, shumica janë të përqëndruar në qendrat urbane, duke lënë rajone të tëra të Rumanisë pa mjekë.

“Mund të them se problemi ynë kryesor është mungesa e mjekëve në sistemin publik. Por, jemi të lumtur që në këto dy vite e gjysmë kemi parë një rritje të numrit të mjekëve”, tha një zyrtare e shëndetësisë.

Shpresa e tyre është tashmë te “Brexit”. Pikërisht shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Europian shihet si frymëzim për rikthimin e mjekëve dhe infermierëve rumunë nga ishulli, e sigurisht edhe parandalimi i rrjedhjeve të mëtejshme.

“Pasi kam folur me disa kolegë në Rumani, shto këtu informacionet që unë kam pasur, mendova: nevojitem më shumë këtu, kështu që do të përpiqem njëherë të jap kontributin tim këtu”, tha një tjetër mjek.

“Kam vënë re që shumë njerëz nga brezi im po kthehen. Sigurisht që do të kërkojnë këtu atë çfarë kanë pasur edhe jashtë vendit, por shpresoj të gjejnë sado pak prej saj”, tha një mjeke e re në moshë.

Që prej vitit 2007, mbi 14 mijë punonjës të shëndetësisë kanë lënë Rumaninë, në kërkim të vendeve të punës me paga më të larta dhe standarde më të larta të praktikës së tyre./ dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit