1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ikja e kuadrove, fenomen që duhet të parandalohet

Më të lexuarat

Fenomeni i ikjes së qytetarëve të cilët vazhdojnë shkollimin jashtë vendit ka nisur të rritet. Shumë studentë që janë në prag të diplomimit janë duke ndjekur kurse të shumta të mësimit të gjuhëve të huaja, për ta pasur më të lehtë qasjen në universitetet e shteteve evropiane.

Ekspertë të ekonomisë kërkojnë marrjen e masave më të ngutshme për të parandaluar fenomenin, me të cilin prej shumë vjetësh përballet edhe Shqipëria.

Muhamet Sadiku, nga instituti “Riinvest”, i tha KTV-së se ajo që ka ndodhur në Shqipëri tash po ndodh edhe në Kosovë, duke shtuar se ky fenomen nëse nuk parandalohet do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Kjo situatë po shkakton deficit ekspertësh të fushave të ndryshme.

Me hallin e ekspertëve që sot kanë mbetur pa punë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, po vazhdon të merret tashmë disa vjet me radhë edhe BSPK-ja.

E, Ministria e Diasporës po shikon mundësitë e inkuadrimit më të madh të diasporës shqiptare për të dhënë kontributin për vendin.

Ndërkohë, KTV-ja ka kërkuar nga një numër ambasadash për të marrë informacione lidhur me numrin e kërkesave për pajisje me viza. Ka qenë vetëm Ambasada amerikane që ka dhënë disa sqarime se si duhet aplikuar për të marrë një vizë për studime. Por, jo edhe për numrin e personave që kanë aplikuar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit