-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ikja e Daut Haradinajt, shpërbërje e AAK-së

Më të lexuarat

Ikja e Daut Haradinajt, uverturë e shpërbërjes së AAK-së. Donika Kadaj nuk kandidon për kryetare të Forumit të Gruas në AAK.
Për tërheqjen nga strukturat të Daut Haradinajt, Kadaj Bujupi konsideron se Haradinaj do të vazhdoj të kontribuoj për partinë dhe për vendin ashtu siç bëri në të gjitha periudhat bashkë me familjen e tij.
 
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila gjendet në prag të zgjedhjeve të brendshme, e ka marr seriozisht reformimin e saj, kështu thonë zyrtarë të kësaj partie. Por, ndërsa ata e pretendojnë një gjë të këtillë, informacione të tjera dhe disa ngjarje paralajmërojnë shenja ogurzeza për këtë parti.
 
Deputeti Daut Haradinaj ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e strukturave të AAK-së, pas zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen së shpejti, dhe kjo i ka dhënë zë kundërshtarëve që të parashohin kohë të vështira për këtë parti.
Por, zyrtarë të saj kanë një teori tjetër, se kjo parti po ripërtërihet, ndërsa analistët se po i japin fund linjës familjare.
 
Ripëtëritje apo shpërbërje
 
Figurave të reja në AAK po ju lë hapësirë edhe deputetja Donika Kadaj Bujupi, e cila thotë për “Bota sot”, se nuk do të jetë kandidate për kryetare të forumit të gruas./bota sot
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit