Kompania e njohur suedeze, IKEA, po kritikohet për shkak të fshirjes së fotografive të femrave nga katalogu i mobilieve që prodhon, për çka ka kërkuar edhe falje.
Duke krahasuar versionin suedez të katalogut dhe atë të dedikuar për Arabinë Saudite, ditorja “Metro” ka vërejtur se fotot janë identike, me të vetmin dallim që femrat janë larguar nga katalogu që do të shfaqet në tregun saudit, raporton AP.
Ky shkrim shkaktoi reagime në Suedi dhe dyshime se kinse IKEA nuk respekton barazinë gjinore.
Ministrja suedeze e Tregtisë, Eva Bjorling, nuk e ka kritikuar drejtpërdrejt IKEA-n, por për “Metro” ka thënë se “nuk mund të largohen femrat nga shoqëria”.
IKEA, që ka mbi 300 shitore në 40 shtete, ka shprehur më vonë keqardhje për këtë “lëshim”. /Tg/kohaislame