3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ihsanoglu dënon krimet ndaj myslimanëve në Mianmar

Më të lexuarat

Konferenca Islame për Bashkëpunim ka dënuar sulmet e organizuara ndaj banorëve myslimanë në Mianmar. Kreu i kësaj Organizate, dr. Ekmeludin Ihsanoglu ka shprehur shqetësimin e institucionit të tij lidhur me përdorimin e dhunës ndaj civilëve myslimanë në vend, të cilët e vuajnë këtë situatë që prej dekadash.

Organizata u ka bërë thirrje të gjithë shteteve anëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare që ti kërkoj qeverisë në Mianmar që t’ju janë fund akteve të dhunës që grupe të ndryshme ushtrojnë ndaj civilëve dhe komunitetit mysliman atje.
Me mijëra banorë myslimanë në Mianmar, nuk kanë as të drejtën e nënshtetësisë. Ata jetojnë në kushte tepër të rënda ekonomike dhe nën presionin e shumicës budiste. Nga Kombet e Bashkuara, kjo pakicë konsiderohet si pakica më e ekspozuar ndaj akteve të dhunës dhe persekutimit në botë. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit