Përfaqësuesi i IHH-së për Sirinë tha se objektivi i fondacionit është që ndihma të arrijë te 20.000 jetimë deri në mëngjesin e Kurban Bajramit
Fondacioni humanitar turk IHH ka siguruar veshmbathje për 16.000 jetimë sirianë para festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët, Yakup Alaca, përfaqësuesi i fondacionit për Sirinë tha se u kanë kushtuar rëndësi të veçantë fëmijëve të cilët kanë humbur ose babanë e tyre ose nënën e tyre në luftë.
Ndihma u dërgua në qendrat e themeluara në qytetet veriperëndimore të Sirisë, Al-Bab, Jarabulus dhe Azez, të cilat janë pastruar kohët e fundit nga terroristët përmes operacioneve të realizuara nga Turqia.
Alaca shtoi se objektivi i fondacionit është që ndihma të arrijë te 20.000 jetimë deri në mëngjesin e Kurban Bajramit.