Fondacioni Humanitar turk IHH ka hapur një park lojrash në qytetin sirian Idlib duke gëzuar mijëra fëmijë në këtë rajon
Fondacioni Humanitar turk IHH ka hapur një park lojrash në qytetin sirian Idlib duke gëzuar mijëra fëmijë në këtë rajon, i cili tashmë me vite është cak i sulmeve të ashpra të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i IHH-së, Selim Tosun për AA tha se kjo organizatë edhe më tej do të zbatojë programe mbështetëse për fëmijët sirianë, veçmas për ata që gjatë luftës kanë mbetur pa prindër.
“Fëmijët në Siri nuk dinë për jetë pa luftë. Një hapësirë të zbrazët e kemi shndërruar në park lojrash në të cilin qindra fëmijë shijojnë lojërat fëmijërore dhe për një çast harrojnë luftën dhe problemet rreth vetes”, tha Tosun.
Vullnetarët e IHH-së me këtë rast u shpërndanë dhurata fëmijëve të Idlibit.