Familja palestineze El-Axhle hapin iftarin në sofrën që ata kanë vendosur në afërsi të shtëpisë së tyre të shembur në lagjen Shuxhaije, e cila ka pësuar më shumë dëmtime gjatë sulmeve të ndërmarra vitin e kaluar nga Izraeli.
Familja palestineze El-Axhle hapin iftarin në sofrën që ata kanë vendosur në afërsi të shtëpisë së tyre të shembur në lagjen Shuxhaije, e cila është lagjia që ka pësuar më shumë dëmtime gjatë sulmeve të ndërmarra vitin e kaluar nga Izraeli.
Ummu Ijad el-Axhle në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke treguar rrënojat tha se: “Ja kjo është shtëpia e jonë. Jetonim këtu bashkë me 5 fëmijët dhe nipërit e mi. Por pasi Izraeli na prishi shtëpinë ne u shpërndamë në vende të ndryshme. Vendosëm që gjatë gjithë muajit të Ramazanit ashtu si më parë të mbledhim të gjithë shtëpinë tonë dhe të hapim iftarin bashkë këtu në anë të shtëpisë tonë”.
– “Lufta bashkë me shtëpinë shpërndau edhe familjen tonë”-
Ummu Ijad, e cila shpjegon se pas sulmeve të Izraelit lagja u shndërrua në një gërmadhë dhe se fëmijët u detyruar të jetojnë në rajone të ndryshme të Gazas në shtëpitë me qira ajo ka pohuar se “Ja brenda kësaj shtëpie jetonim në siguri dhe u mblidhnin çdo darkë rreth sofrës. Lufta bashkë me shtëpinë shpërndau edhe familjen tonë. Na mungon shumë shtëpia jonë”.
Familja El-Axhle me këndimin e ezanit të mbrëmjes e mbledhur në një sofër modeste të krijuar në anë të rrënojave të shtëpisë ku ata jetonin deri një vit më parë pas lutjeve ata hapin iftarin. Ndërkohë shoqërohen edhe nga fëmijët të cilët janë viktimat më të pafajshme të këtyre rrënojave të cilët pasi mbarojnë lojën e tyre me gurë i bashkohen sofrës së shtruar bashkë me të mëdhenjtë. Pas faljes së namazit dhe “përkujtimit” të kohëve të shkuara anëtarët e familjes duke rënë dakord me njëri- tjetrin për tu takuar ditën e nesërme në të njëjtin vend në sofrën e iftarit ata shpërndahen pas përjetimit të këtyre momenteve.
Në sulmet e nisura nga Izraeli në Gaza më korrik 2014 dhe të cilët vazhduan për 51 ditë humbën jetën më shumë se 2 mijë palestinezë, ndërsa 11 mijë të tjerë u plagosën si dhe u shkatërruan mbi 28 mijë shtëpi.
Edhe pse ka kaluar gati një vit që nga lufta ende nuk ka filluar rindërtimi i Gazës për arsye se Izraeli ka sjellë kufizime për hyrjen e materialeve të ndërtimit në rajon.kohaislame