11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Idetë kryesore të librit “Deep work” -autor Cal Newport- PJESA E TRETË

Më të lexuarat

Hiqni shpërqendrimin e mediave sociale, pengesa kryesore për punën e thellë

Mediat sociale janë fajtorët kryesorë kur bëhet fjalë për punën dhe jetën sipërfaqësore. Autori flet për qasjen “një përfitim çfarëdo”, sipas të cilit ndihemi të justifikuar për përdorimin e një rrjeti social nëse mund të identifikojmë një përfitim të çfardoshëm, ose çfarëdo gjëje që mund të humbasim duke mos e bërë atë.

Përkundrazi, duhet të përdorim një qasje “artizanale” për zgjedhjen e mjeteve tona të networking-ut. Pra, duhet të identifikojmë faktorët kryç që përcaktojnë suksesin dhe lumturinë në jetën tonë profesionale dhe personale dhe të përdorim një mjet vetëm nëse ndikon pozitivisht në këta faktorë që tejkalojnë qënësishëm qasjet negative.

Sipas autorit, të punosh në thellësi është praktikisht e pamundur nëse ndjen nevojën të kridhesh në mediat sociale çdo dy minuta. Këshilla është që të zbatohet parimi Pareto, sipas të cilit në shumë zona 80% e një efekti përcaktohet nga 20% e shkaqeve të mundshme. Prandaj është thelbësore të përqendrohemi në atë që bën ndryshimin drejt qëllimeve tona dhe për shumicën prej nesh media sociale nuk e bën.

Një tjetër këshillë për të ndaluar thirrjen e rrjeteve sociale është të planifikoni kohën tuaj të lirë, duke menduar paraprakisht për aktivitetet ose për të kultivuar një hobi, në mënyrë që të mos përfundoni të hipnotizuar nga njoftimet. Përfundimi: Nëse doni të eleminoni varësinë nga mediat sociale dhe faqet argëtuese, duhet t’i jepni trurit tuaj një alternativë cilësore, si një libër apo hobi tjetër përmbushës që ju bën të ndiheni të kënaqur dhe të filloni ditën pasardhëse më të qetë.

Midis zgjedhjes për të jetuar në hiper-lidhje dhe vendimit për të eleminuar plotësisht mediat sociale ekziston një zgjedhje e tretë. Të pranosh që këto mjete nuk janë të mbrapshta dhe se disa prej tyre mund të jenë gjithashtu të dobishme për sukses dhe lumturi, por në të njëjtën kohë mësoni ta bëni qasjen e tyre në rezervat e kohës dhe vëmendjes, shumë më të kufizuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit