3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Idetë kryesore nga libri “The Life, Lessons and Rules for Success ”- Elon Musk / PJESA E DYTË

Më të lexuarat

 

Përqendrimi në standardet e cilësisë së lartë në vend të marketingut

Dihet se Musk është kundër metodave tradicionale të reklamimit, në fakt ai beson fort se është më mirë të përqendrohesh në cilësi të lartë të produktit dhe inovacione, pasi këto mund të tërheqin vëmendjen e blerësve më shumë sesa do të arrinte të tërhiqte një fushatë e mirë reklamuese.

Makina e parë e prodhuar nga Tesla, Tesla Roadster, ishte një makinë sportive që synonte përdoruesit e hershëm.

Në fakt, sipas mendimit të Musk, nëse efikasiteti i produktit dhe performanca e tij, e cila do të ishte më e lartë se makina të tjera të famshme sportive të tilla si Ferrari dhe Porsche, të cilat do të kishin arritur të fitonin përdoruesit e hershëm, atëherë do të kishin shpërndarë informacion në mënyrë më efektive se çdo strategji marketingu.

Në këtë mënyrë modelet pasuese të makinave të planifikuara tashmë, të synuara në tregun masiv dhe shumë më të lirë, nuk do të kishin nevojë për ndonjë publicitet.

Në fakt, kjo është pikërisht ajo që ndodhi, pasi Roadster u përmbyt me dhjetra forume dhe komunitete të tifozëve të përkushtuar të Tesla, të cilët pothuajse në një mënyrë të ngjashme me tifozët e Apple, presin me padurim modelet e ardhshme dhe ndihen pjesë e një lëvizje të re ekologjike që do të ndyrshojë botën.

Investimi i fitimeve të një projekti në projektin pasardhës

Që nga fillimi i karrierës së tij Musk nuk ka ndaluar kurrë, por i ka bërë fitimet e një suksesi bazën e përpjekjes së rradhës.

Duke filluar me Zip2, pas bashkimit me Compaq Computer, Musk investoi një pjesë të fitimeve në X.com, i cili më vonë u bë PayPal, nga shitja e PayPal tek eBay, një pjesë e fitimeve u investuan në krijimin e SpaceX. Secili prej projekteve të Musk ishte një hap i vogël që e çoi atë në suksesin tjetër dhe madje edhe më të madh.

Nisja me një produkt luksi 

Siç e kemi parë tashmë, strategjia e përdorur nga Musk për prodhimin e makinave elektrike ka funksionuar në mënyrë perfekte. Në fakt, Tesla filloi prodhimin me një produkt luksoz që synonte blerësit e pasur (Tesla Roadster), një strategji që synonte ndryshimin e opinionit publik që i konsideronte makinat elektrike të ngadalta dhe të shëmtuara.

Fitimet nga shitja e veturave sportive u investuan më pas në fazën dy të strategjisë, përkatësisht prodhimin e makinave elektrike me madhësi dhe çmim mesatar. Kjo bëri të mundur fazën e tretë, përkatësisht prodhimin e makinave elektrike që synojnë tregun masiv.

Të qënit ambicioz dhe të treguarit këmbëngulje

Në fillim plani i Musk për të kolonizuar Marsin u konsiderua si çmenduri nga shumica, por suksesi i SpaceX i ka shtyrë mjaft nga këta të ndryshojnë mendje.

Projekti i Musk për krijimin e automjeteve hapësinore fillimisht përfshinte përdorimin e furnitorëve rusë të raketave hapësinore.

Pas dështimit të dy takimeve në Rusi me kompanitë prodhuese, të cilat e konsideruan planin një çmenduri, Musk nuk u dorëzua, ai tregoi këmbëngulje dhe përkushtim ndaj qëllimit të tij dhe themeloi SpaceX.

Ambicia dhe shpresa e tij më e madhe është të krijojë një koloni në Mars deri në vitin 2040 si një plan për të shpëtuar njerëzimin.

Improvizimi dhe punësimi i mendjeve të shkëlqyera

Rruga drejt suksesit nuk është e lehtë dhe pa vështirësi. Siç është përmendur tashmë, Musk fillimisht planifikoi të krijonte një koloni në Mars dhe të fillonte projektin e tij hapësinor me ndihmën e furnizuesve rusë.

Pas dy takimeve të këqija me kompani ruse që e konsideronin Musk një rishtar dhe të gjithë projektin një çmenduri, Elon nuk u dorëzua.

Në fakt, ai e kuptoi që falë burimeve që kishte në dispozicion pas blerjes së PayPal nga eBay, ai mund të fillonte kompaninë e tij të prodhimit të raketave hapësinore me kosto edhe më të ulëta sesa ato që do të duhej të përballonte me furnizuesit rusë.

Në këtë drejtim, ai filloi organizimin e eventeve në Kaliforni për të filluar kontaktet me ekspertët e hapësirës ajrore dhe shkencëtarët e NASA-s.

Një figurë e rëndësishme dhe një nga punonjësit që bënë të mundur suksesin e SpaceX është Tom Mueller, i konsideruar si një nga ekspertët kryesorë të propulësorëve hapësinore në botë dhe tani drejtori teknik i propulësorëve në SpaceX.

Pranimi i kritikave dhe përmirësimi i vazhdueshëm

Musk nuk e konsideron kritikën si një sulm personal, ai arrin ta lërë mënjanë egon e tij dhe t’i shohë ato si një kontribut për të parë situatën në mënyrë më objektive.

Është aftësia për të pranuar kritikën dhe për ta analizuar atë ajo që do t’ju ndihmojë të përmirësoni veten. Ky qëndrim pozitiv buron gjithashtu nga mënyra se si Musk e konsideron dështimin si një pjesë integrale të inovacionit.

Shikoni dështimet e Falcon 1, një prej raketave të prodhuara nga SpaceX. Tre lëshimet e para të Falcon 1 dështuan, por kjo nuk e ndaloi Muskun dhe as nuk  e braktisi objektivin e tij.

Në fakt, kompania vazhdoi të punojë shumë në përmirësimin e raketës dhe më në fund në vitin 2008, në përpjekjen e katërt, lëshimi i Falcon 1 ishte i suksesshëm.

Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?

Arritja e suksesit nuk është e lehtë, rruga drejt saj nuk është lineare ose pa vështirësi, prandaj është shumë e rëndësishme që përballja me jetën të ketë një qëllim të rëndësishëm dhe një vendosmëri të madhe për ta arritur atë.

Në fakt, elementët më të rëndësishëm që kanë çuar Elon Musk drejt suksesit janë: të pasurit një vizion, të mos pasurit frikë nga kritikat ose dështimet, të treguarit këmbëngulje dhe të pasurit një etikë të lartë pune për të arritur atë që beson, qëllimin më të rëndësishëm.

Sapo keni mësuar idetë kryesore të librit “Elon Musk: The Life, Lessons and Rules for Success’’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit