-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Idetë kryesore nga libri “Purposeful” i Jennifer Dulski -PJESA 2

Më të lexuarat

Si i bindni ata që kanë fuqinë për të realizuar vizionin tuaj? Teknika për t’i bindur ata me fuqi vendimmarrëse 

Zakonisht individët që kanë fuqi vendimmarrëse janë zyrtarë të zgjedhur ose presidentë të një kompanie dhe këto janë objektivat që një aktivist duhet ketë parasysh për t’i bindur këta.

Hapi i parë është të identifikoni qartë se kush është në gjendje të bëjë ndryshimin që nevojitet. Më pas duhet ta bëni propozimin tuaj tërheqës duke analizuar elementët që i shtyjnë ata që kanë fuqi vendimmarrëse të veprojnë. Për këtë qëllim, mund të krijohet një hartë, duke identifikuar marrëdhëniet dhe faktorët që ndikojnë tek individët me fuqi vendimmarrëse dhe sesi këto mund t’i shtyjnë në veprim.

Të jesh në gjendje të parashikosh të gjitha arsyet që do t’i shtyjnë personat me fuqi vendimmarrëse të thonë jo është një metodë efektive për të filluar nga një pozitë e favorshme. Në këtë kuptim është e dobishme të paraqitësh të dhëna të caktuara për të siguruar të gjithë informacionin e dobishëm për marrjen e një vendimi.

Vendimmarrësit zakonisht kalojnë pesë faza kur bien në kontakt me fushatat që i prekin:

  • Mohimi. Vepron sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
  • Dëgjimi. Është gati të dëgjojë kërkesat. Nëse arrini të tregoni se ajo që kërkoni nuk do të mbrojë vetëm reputacionin tuaj, por mund të jetë e mirë për biznesin, ju keni një shans më të mirë për të marrë atë që dëshironi.
  • Pranimi. Pas dëgjimit, vendimmarrësi pranon të veprojë.
  • Kuptimi. Individët me fuqi vendimmarrëse pranojnë plotësisht pikëpamjen e aktivistëve dhe ofrojnë edhe më shumë se sa kërkohet.
  • Përgjegjshmëria. Situata është e kundërt, ata që kanë fuqi vendimmarrëse u japin klientëve të tyre fuqinë të veprojnë në emër të tyre dhe të bëhen promovues të kauzave për të cilat kompania kujdeset.
  • Si të zbuloni se çfarë frymëzon mbështetësit tuaj dhe t’i mbani ata të motivuar?
    Hapi tjetër, pas pastrimit të vizionit dhe ndërtimit të vrullit fillestar, është të mbash të motivuar dhe të frymëzuar mbështetësit duke zbuluar dhe kuptuar faktorët që i shtyjnë ata të veprojnë.Për shembull, ju mund t’i propozoni ekipit tuaj krijimin e një tabele motivuese:
    • Listoni kategoritë e elementeve ose faktorëve që na japin motivim gjatë punës si mirënjohja, pagesa, etj.
    • Tregoni me përqindje ndikimin që ka secila kategori tek ne,
    • Përdorni një kod ngjyrash (të verdhë, të kuqe, jeshile) për të treguar sa të kënaqur jeni aktualisht në secilën kategori.

    Zakonisht burimet më të zakonshme të motivimit janë:

    Qëllimi

    Njerëzit preferojnë të shpenzojnë energjinë e tyre në një punë që ata e konsiderojnë kuptimplote dhe të rëndësishme. Mënyra më e mirë për të frymëzuar mbështetësit tuaj është të nënvizoni historitë e atyre që ndikohen nga vizioni ynë.

    Rritja

    Të vazhdosh të mësosh dhe të ndihesh i sfiduar është një burim i fortë motivimi. Është mirë të vendosni pritshmëri të larta për ekipin tuaj dhe t’i mbështesni ata ndërsa përpiqen t’i arrijnë. Në këtë kuptim, mund të përdoret rregulli 90/10, domethënë, individët e ekipit duhet të jenë në gjendje të marrin 90% të vendimeve për punën e tyre vetë, ndërsa vetëm 10% duhet të kërkojnë miratimin e udhëheqësit.

    Njohja

    Individët ndihen të motivuar për të punuar me ata që respektojnë ose besojnë. Është mirë të krijohet një mjedis i sigurt dhe i hapur, ku njerëzit ndihen rehat të shprehen. Një mjedis në të cilin udhëheqësi kupton që mbështetësit e tyre gjithashtu kanë një jetë, një familje dhe interesa ose angazhime të tjera jashtë qëllimit për të cilin ata punojnë.

    Përvojë nga jeta: Ndonjëherë të mos e marrit veten shumë seriozisht si udhëheqës është mënyra më e mirë për të ndërtuar besim dhe lidhje më të forta në ekipin tuaj. Jennifer Dulski e lejon ekipin e saj të zgjedhë kostumin e saj të Halloween, në fakt një herë u shfaq në punë me një kostum ngjyrë vjollce njëbrirësh kurse një herë tjetër me një kostum si hamburger gjigant.

  • Si ta trajtoni kritikën dhe ta përdorni në avantazhin tuajKritika është pjesë përbërëse e çdo lëvizjeje/kompanie të suksesshme.Disa janë një qëllim në vetvete ndërsa të tjerët mund të përmbajnë sugjerime të vlefshme. Gjëja e rëndësishme është të mbani mend se ju jeni në kontroll të reagimit tuaj ndaj tyre.

    Gjetja e njerëzve që besojnë tek ne dhe në kauzën tonë është një teknikë e mirë për të përballuar kritikat, duke ndërtuar mure pozitiviteti zvogëlohet ndikimi negativ ndaj kritikës. Një lloj tjetër qasjeje efektive është përdorimi i kritikës si këshillë për përmirësim (veçanërisht kritika nga ekspertët e industrisë).

    Përvojë nga jeta: Marie Lou Jepsen krijoi OLPC (“One Laptop per Child”, Një laptop për fëmijë) falë kritikave të kompanive të mëdha aziatike të kompjuterave. Kur Marie Lou themeloi OLPC, megjithëse kishte një kërkesë të madhe për laptopë të lirë me energji diellore, një numër i madh ekspertësh dhe jo ekspertësh këmbëngulën se produkti nuk mund të ndërtohej.

    Mari Lou u takua me disa nga presidentët dhe ekspertët e kompanive kryesore aziatike të IT që e tallën dhe renditën të gjitha arsyet pse projekti nuk mund të funksiononte, por Mary Lou nuk u dorëzua dhe mbajti shënim të gjitha kritikat/sugjerimet konstruktive të marra në çdo takim.

    Në fund, vetë njerëzit që kishin thënë vazhdimisht se projekti ishte i pamundur, falë kritikave të tyre, e ndihmuan ta realizonte.

  • Si të menaxhoni pengesat dhe të përballeni me dështimet në mënyrë më pozitiveNjë metodë efektive për të kapërcyer pengesat është të jeni të vetëdijshëm se ato do të vijnë. Mund ta imagjinoni lëvizjen/sipërmarrjen tuaj si një mal të diellëzuar (kur gjithçka po shkon mirë) dhe të stuhishme (momentet e vështirësisë). Duhet të jeni gati të prisni ditë të stuhishme, të rrethoheni me burime dhe të përgatiteni për t’i përballuar ato, por të jeni të vetëdijshëm se dielli do të shkëlqejë sërish.Pasi të jeni të vetëdijshëm dhe të gatshëm për probabilitetin e vështirësive, atëherë mund të filloni të mësoni prej tyre e prej dështimeve duke bërë një listë të gjërave që shkuan keq dhe arsyeve pse. Mund të krijoni një “Festival Dështimi” në kompaninë/lëvizjen tuaj dhe të inkurajoni skuadrën tuaj t’i ndajë dështimet, duke i kornizuar si momente mësimi prej gabimeve të kaluara, pa kurrfarë ndjenje turpi.

    Të mësosh të ecësh përpara edhe kur has momente të vështira është një aftësi e rëndësishme për t’u zotëruar nëse dëshiron të arrish sukses. Prandaj është mirë të gjejmë aleatë që na mbështesin dhe të cilëve në të njëjtën kohë, duhet t’u japim llogari për progresin drejt qëllimit që duam të arrijmë. Është një metodë jashtëzakonisht efektive për të dhënë shtysën për të përballuar vështirësitë. Sipas hulumtimit, ndarja e qëllimeve me dikë të bën më të prirur për t’i arrijnë ato.

    Një strategji tjetër efektive është gjetja e individëve që lulëzojnë gjatë kohës së krizës, ata që janë në gjendje t’i përballojnë me sukses, në mënyrë që t’i kemi pranë në momente të vështira dhe që të mësojmë prej tyre.

    Përvoja e jetës: kur Benjamin Joffe-Walt drejtoi ekipin e komunikimit në Change.org, tha se për t’u përballur me momentet e krizës, duhet të distancohemi emocionalisht nga ndjenja e seriozitetit të situatës dhe ta konsiderojmë atë “argëtuese”. Kjo nuk do të thotë se situata bëhet më pak serioze, por i ndihmon individët të përqëndrohen në zgjidhje dhe të jenë të vetëdijshëm për atë që mund të mësohet nga zgjidhja e krizës. Ështe një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u përballur me presionin, çdo krizë bëhet “argëtuese”.

  • Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?Lëvizjet lindin nga një vizion i qartë i qëllimit, nga prania e mbështetësve të flaktë, nga aftësia për të bindur ata që janë në pushtet për të bërë atë që kërkohet prej tyre dhe nga aftësia për të kapërcyer pengesat dhe për të mos hequr dorë derisa të arrihen qëllimet.Këto janë cilësitë e udhëheqësve që mund të sjellin një lëvizje në jetë dhe të frymëzojnë ndryshimin.

    Sapo keni mësuar idetë kryesore të librit “Purposeful”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit