2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Idetë kryesore nga libri “Getting Things Done” -David Allen / PJESA E PARË

Më të lexuarat

Mësoni idetë kryesore nga libri i

Metoda GTD për të mësuar se si t’i bëjmë gjërat mirë

“Getting Things Done” është një metodë për të rritur produktivitetin në çdo fushë të jetës, personale dhe profesionale, e zhvilluar mbi 30 vite përvojë.

Mëson, para së gjithash, të kuptohen arsyet e problemit dhe pastaj të zotërohet teknika që lejon zgjidhjen e tij.

Përmes një sekuence prej 5 hapash kryesorë, do të bëhet e lehtë arritja e rezultatit të premtuar nga titulli, domethënë përkapni aftësinë e të bërit gjëra, duke kursyer kohë dhe duke shmangur stresin.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të organizuar jetën në mënyrë më produktive.
  • Të mësuar të menaxhoni angazhimet profesionale dhe personale pa stres.
  • Të eleminuar nga jeta juaj ndjenjën e ankthit dhe frustrimit të shkaktuar nga akumulimi i angazhimeve.

Autori i librit:

David Allen, krijuesi i metodës “Getting Things Done”, themeloi një konsulencë dhe një firmë të zhvillimit të softuerit, të dyja të dedikuara menaxhimit të kohës. Trainer i qindra menaxherëve të lartë, autor dhe pedagog i suksesshëm, ai konsiderohet si një nga ekspertët më të mëdhenj të produktivitetit personal.

Numëron mbi 50,000 të abonuar në gazetën e tij.

Përvojë tridhjetë vjeçare e mbledhur në një udhëzues

Ajo që vijon është rezultati i mbi tre dekadave të përparimeve në produktivitetin personal dhe të biznesit, i kthyer në një udhëzues për maksimizimin e rendimentit dhe minimizimin e energjisë së shpenzuar.

Metoda bazohet në tre aktivitete kryesore:

  • Përqendrohuni te gjithçka që duhet të bëni dhe organizojini ato në një sistem logjik dhe të besueshëm jashtë mendjes tuaj
  • Detyrojeni veten të bëni zgjedhje, në mënyrë që të keni gjithnjë një inventar të azhornuar të veprimeve të mëpasshme që do të ndërmerren ose të shtyhen në një moment më të përshtatshëm
  • Kujdesuni dhe koordinoni të gjithë elementët e sistemit, duke vendosur shkallët e ndryshme të angazhimit që, nga momenti në moment, do të duhet të ndërmerrni ndaj vetes dhe të tjerëve.

Me mijëvjeçarin e ri është materializuar një paradoks. Cilësia e jetës është përmirësuar, por në të njëjtën kohë njerëzit janë më të stresuar, sepse marrin më shumë detyra sesa mund të menaxhojnë me burimet që kanë në dispozicion.

Për më tepër, vetë puna nuk ka më kufij të përcaktuar. Ndërsa në të kaluarën ishte e qartë kur kryhej një detyrë, si psh.: lërimi i arave, ndërtimi i një makinerie, sot kufijtë janë të paqartë për punë të caktuara.

Informacioni që mund, për shembull, të përmirësojë një kërkim ose të pasurojë një faqe në blog, mund të vazhdojë të mbërrijë me kalimin e kohës, duke kërkuar azhurnime të vazhdueshme.

Sikur të mos mjaftonte, teknologjitë e reja të komunikimit kanë prishur kufijtë e përcaktuar midis angazhimeve tona profesionale dhe jetës sonë private. Të jesh “gjithmonë i lidhur” për shumë persona përkthehet në “të jesh gjithmonë në punë”.

Nga metoda e përmbledhjes deri te të pasurit “një mendje si uji”

Shumicës prej nesh në shtatëdhjetë e dy orët e fundit i kanë ardhur një sasi inputesh që synojnë prodhimin e ndryshimeve, krijimin e projekteve ose ndryshimin e përparësive, shumë më të mëdha sesa ato që merrnin prindërit tanë në një muaj.

Nuk është çudi që sistemet tradicionale të menaxhimit të kohës dhe organizimit personal, bazuar në kalendar, në krijimin e kodeve prioritare dhe listave ditore, nuk janë më të mjaftueshme. Aftësia për të qëndruar i relaksuar dhe i përqendruar, duke ruajtur kontrollin e situatës, kërkon modele të reja të të menduarit dhe organizimit të punës.

Përqendrimi në qëllimet dhe vlerat që konsiderohen të një rëndësie parësore është sigurisht një ushtrim i dobishëm. Ai siguron kriteret e nevojshme për të bërë zgjedhje – madje edhe të vështira – midis një morie alternativash për të zgjedhur se çfarë duhet të ndalojë dhe çfarë, vërtetë, meriton vëmendjen tonë.

Fatkeqësisht, metoda e përparësisë nuk duket se funksionon, për shkak të dy faktorëve:

  • Shumë angazhime të përditshme nuk ju lejojnë të përqendroheni në objektiva të gjera
  • Sistemet joefektive të organizimit personal krijojnë një rezistencë të fortë të pavetëdijshme

Në karate ekziston një shprehje që përdoret për të përcaktuar gjendjen e gatishmërisë së përsosur: “të kesh mendjen si uji”.

Imagjinoni sikur hidhni një guralecë në një pellg, si reagon uji? Në një mënyrë plotësisht të përshtatshme për forcën dhe masën e objektit që e godet atë, më pas kthehet në qetësi. Uji nuk reagon as shumë, as shumë pak. Fuqia e një goditjeje karateje vjen nga shpejtësia, jo nga muskujt, sekreti qëndron i gjithi në një dridhje në fund të qerpikut.

Shumë i kushtojnë shumë – ose shumë pak – vëmendje gjërave, nuk veprojnë me “një mendje si uji”, të gatshëm për të reaguar saktësisht sipas nevojës dhe të aftë të kthehen shpejt në një gjendje qetësie.

Çfarë do të thotë t’i bësh gjërat vërtetë

Për të mbijetuar në këto kohë të ngarkuara, duhet të mësojmë të “bëjmë vërtetë” në mënyrë që të heqim vëmendjen dhe të lehtësojmë presionin. Shpesh, jemi të mbingarkuar me angazhime që nuk i menaxhojmë si duhet, për të cilat jemi jashtëzakonisht të vetëdijshëm.

Vuajmë nga një shqetësim i vazhdueshëm për gjërat që e dimë se duhet t’i bëjmë: kaq shumë “Do të duhej që”, “Do të mundja të”, “Do të doja”, në mendjen tonë, të gatshëm për të na mbajtur nën presion 24 orë në ditë.

Janë pikërisht këto “angazhime të brendshme”, këto gjëra të lëna pezull, që gjenerojnë shumicën e zhgënjimit dhe stresit. Ai është më i fortë se ne. Kërkimet e fundit kanë treguar se është shumë e vështirë të mos mësosh përmendësh dhe të mos kthehesh vazhdimisht dhe të mendosh për çështjet që e lëna të papërfunduara.

Fatkeqësisht, ky mekanizëm nuk na ndihmon t’i zgjidhim ato, por përkundrazi na shpërqendron nga gjithçka tjetër për të cilën duam ose kemi nevojë të kujdesemi, duke ulur aftësinë tonë për veprim.

Arti i bërjes së gjërave bazohet në dy hapa themelorë: përcaktimi i asaj që do të thotë “e bërë”, domethënë përcaktimi i qëllimit dhe sqarimi i domethënies së “të bërit”, domethënë përcaktimi i veprimeve për të ndërmarrë.

Për të menaxhuar në mënyrë efektive morinë e angazhimeve që keni bërë ose që ju janë imponuar, duhet së pari të “identifikoni dhe zbuloni”, d.m.th., të shkruani çdo çështje që kërkon vëmendjen tuaj, të sqaroni se çfarë do të thotë saktësisht për ju dhe më pas të vendosni mënyrën më të përshtatshme për të vepruar për ta zgjidhur atë. Le të shohim metodën hap pas hapi.

PJESA E DYTË :

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit