1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Identiteti Mysliman shqiptarëve si vetëdije nacionale

Më të lexuarat

Eugen SHEHU

Në zhurmën e orkestrës antishqiptare,e cila ka nisur muzikën e vet qysh në vitin e largët 1913, po ndihet gjithmonë e më shumë një violinë ogurzezë. Ky instrument kaq agresiv,po rreket t’i kujtojë Evropës plakë se shqiptarët janë kapluar prej realitetit të hidhur gjithfarësh dhe se më i mbrami na qenka, pikërisht,përfaqsimi i tyre në shumicë në religjionin Islam. Dhe sikur të mos mjaftonte murtaja ateisto-shekulloriste gati 50 vjeçare,tani nga klane antishqiptare dhe antifetare nga mbrenda dhe jashtë trojeve atnike,përgaditen për sulme të reja,mjaft të dëmshme për imazhin tonë kombëtar.

Fundamentalizmi krishterë dhe toleranca Islame

Një vështrim nxitimthi në historinë e religjioneve fetare në vendin tonë,do të na ndihmonte sadopak në një vlersim real të fesë së shqiptarëve. Burime të shumta të arkivave në Shqipëri,Turqi,Itali,Greqi Bullgari,Austri por edhe në Angli e Francë,na bëjnë me dije se të parët tanë,Ilirët i përkisnin paganizmit,e thënë ndryshe adhuronin shumë zota,si Zeusi,Shpejti,Shtuni etj. Ka qenë kjo një ndër arsyet që qysh në shekullin e 13-të mjaft nga tregëtarët shqiptarë që shkonin në lIndje duke u miqësuar me tregëtarët arabë,muarën prej tyre edhe besimin Islam.Duke qenë adhurues të shumë zotave,shqiptarët nuk e patën të vështirë të përqafonin Islamin,madje dhe ta përhapnin atë në mënyrë shumë të paqtë,brenda familjes,fisit apo fshatit. Dihet tanimë se shqiptarët kanë patur një evolucion të ngadalshëm në rrafshin historik, kjo për një varg arësyesh objektive.Përmes disa zhvillimesh të tjerë,kontinuiteti moral i shqiptarëve do të përqafonte gjërësisht fenë Islame,duke paraparë në besimin dhe praktikimin e kësaj feje,jo vetëm një tolerancë dhe paqë por më së shumti edhe një zhvillim harmonik të identitetit tonë nacional. Dhe nuk kish se si të ndodhte ndryshe.Meqë mbi supet e tyre shqiptarët veç kishin provuar, shpatat e nxehura dhe dhunës sadiste nga perandoritë Bizantino –Romake, për asimilimin e dhunshëm të tyre.
Në fund të shekullit të 19-të,ishin Fuqitë e Mëdha evropiane ata të cilat kishin filluar miqësitë e fshehta dhe të hapura me shtetet ballkanike,pra fqinjët e shqiptarëve.Gravitacioni i fuqishëm i këtyre Fuqive me racën ballkanike, padyshim do të ishte krishtërimi,ngase fundamentalizmi krishterë do të përcillte hapur shovenizmat e veta ndaj popullsive që patën si simbol fetar të tyre gjysëmhënën. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitet 1878-1882,tek e mbramja u kujtoj kryqëzatave evropiane se vetëdija e shqiptarëve ishte zgjuar,se nuk mund të manipulohej me përparësinë e religjioneve pasi shqiptarët u bashkuan si një grusht i vetëm në mbrendësi të cilit kishte veç sunitëve dhe bektashinjëve edhe ortodoks edhe katolik shqiptarë,të cilët së bashku ishin të vendosur të derdhnin gjakun për lirinë e tyre kombëtare.Ka qenë dhe mbetet qëllimkeqe,ideja e rrejshme se islamizimi i shqiptarëve u krye me dhunë,nga Perandoria Otomane,nëqoftëse do të ishte ashtu,mesiguri se sod në gjirin e kombit tonë nuk do të kishte as të besimit ortodoks as po të besimit katolik.Por pa dashur që të hyj në teologjinë Islame,unë mund t’ju kujtoj lexuesve të gazetës se ka qenë pikërisht toleranca dhe zemërgjërësia dhe morali,këto virtyte të mrekullueshme,të cilat i kanë shtyrë shumicën e shqiptarëve drejt fesë universale të Islamit,dhe asesi jo si diçka eksperimentale. E shoh të udhës të përmend këtu autorin e shquar bashkëkohor I.Xhanan,i cili midis të tjerave, duke dashur të qartësojë mesazhet e tolerancës fetare islame,midis të tjerave është shprehur se në periudhën e Kalifit Umer në vitin 14 Hixhri (635) u mor qyteti Humus.Por në vitin tjetër kur arritit lajmi se Herakliu kishtze bërë gati një ushtri prej 200.000 ushtarësh për të sulmuar qytetin,myslimanët vendosën të evakuojnë banorët e tij.Kur ishin duke u larguar nga qyteti myslimanët ua rikthyen taksën për frymë që ua kishin marrë banorëve të Humusit duke u thënë :
„Kur ne ju morëm taksën,jua garantuam jetën.Por tani ne nuk jemi në gjendje t’ju mbrojmë.Ju tani duhet të kujdeseni për veten tuaj“.Populli i Humusit,kristianë dhe hebrenjtë, të cilët e dinin se ç’do thotë të ishe nën thundrën bizantine nuk ishin të kënaqur me këtë situatë, përkundrazi ata ishin të dëshpruar.Pleqtë kristian thanë ; „Drejtësia dhe ligjet tuaja janë më të favorshme për ne,se sa shtypja dhe padrejtësia në të cilat kemi jetuar përpara mbrritjes suaj.Ne do të bashkojmë forcat me udhëheqjen tuaj,që të mbrojmë qytetin tonë nga ushtria e Herakliut. Hebrenjt thanë ; „ Betohemi në Turaat se ushtria e Herakliut nuk do të mund të hyjë në Humus pa kaluar më parë mbi trupat tanë“.
Dhe kështu popullsia lokale mbylli dyert dhe mbrojti qytetin. Kur ushtria e Herakliut u dhe u tërhoq,populli i priti myslimanët krahëhapur.Belazuri i cili tregon këtë ngjarje vazhdon kështu ; „Qytetet e tjera kristiane dhe hebreje të cilat preferuan rregullat islame vepruan në të njejtën mënyrë“,duke thënë ; „Nëse romakët dhe pasuesit e tyre do të fitojnë mbi myslimanët,ne do të vazhdojmë me rrugën e vjetër.Por nëse edhe një mysliman i vetëm do të mbetet i gjallë,ne do të ruajmë marrëveshjen me ta“.Pikërisht ishin myslimanët të cilët që i lejuan anëtarët e feve të tjera ta praktikonin lirisht besimin e tyre dhe nuk tentuan ndonjëherë që të ndërtonin xhami pranë kishave dhe sinagogave,apo myslimanët dhe kristianët të kryenin ritet fetare në pjesë të ndryshme të të një tempulli.Ky mirë kuptim të cilin Profeti Muhamed a.s e filloi me caktimin e xhamisë për adhurim edhe për delegacionet e krishterë të Najanit një ditë të diele,vazhdoi edhe nën sundimin e Kalifëve të parë.Por shembujt nuk kanë të mbaruar,ata flasin qartë,jo vetëm për tolerancën fetare myslimane,por edhe më tej,për një dashuri të ndërsjelltë të tyre,përcjellë përmes frymës hyjnore në mesin e religjioneve të tjera fetarë.
Islamizimi i shqiptarëve,një komb i vogël i rrethuar prej gryksish të mëdhenj,tek e mbramja mund të merret si shpëtim i këtij kombi.Shpëtim prej asimilimit që kulturat e mëdha romako-bizantine u rrekën të bëjnë,me ç’rast shqiptarët as nuk u sllavizuan,as nuk u romanizuan dhe as u greqizuan.Përkundrazi,ata u ngritën mbi çdo fortunë e tallaz,të bashkuar në mbrojtje të trojeve amtare.Rasti më sinjikativ është epopeja e paepur Skenderbejane.Ndonëse rëndon disa qarqe, madje dhe fetare,kombëtarisht të dyshmitë,së bashku me lobet e tyre në qendrat antishqiptare diku në evropë,trumbetojnë se Gjergj Kastriot Skenderbeu,na qenka kalorës i mbrojtjes së krishterim,pra një gjepur e kotë,por ajo është një fyerje kombëtare për heroin tonë,mitin e bashkimit dhe gjithëthshqiptar,pasi ne nuk derdhëm gjak për kryqin por luftuan për bashkim dhe liri kombëtare. Madje edhe vetë Skenderbeun e tradhëtoi Vatikani,nga i cili në një rast kishte kërkuar ndihmën e tyre,historia mban shënime të qarta,dhe jo trumbetimin e pseudohistorianëve servil të kalitur nga dora sllavokomuniste,servilki mbetet gjithmonë servil,ndron vetëm koha e tij.Madje e mendohen këta element të „doktoruar“ se çfar do të ksihte ndodhur po të mbetej kombi dhe adheu shqiptar, nën robërinë serbe,greke,italiane apo bullgare ? A thua madje shqiptarët do të rinin duarkryq,duke bekuar vetë kryqin për të mirat që do t’u mund t’u sillte krishterimi, dhe ani se dhunshëm kërkohej asimilimi i shqiptarëve mysliman ?

Identiteti fetar i shqiptarëve përballë shizofrenisë krishtere

Në decenie të tëra,historia e shqiptarëve është ngërthyer jo vetëm në mëri etnike por edhe në mëri fetare.Madje kjo histori e ngatëruar ballkanike ka vijuar e vijon edhe në ditët e sodit. Po pikërisht në emër të kryqit,sot në hsitorinë më të re u martirizuan trojet shqiptare e sidomos ajo në Kosovë ku ende varet janë të pa mbylluara,ishte pikërisht kisha serbe e Beogradit së bashku me akademinë shekencave atje që bekuan gjenocidin më brutal që njeh historia e kontinentit evropian,amdje ky gjenocid ka filluar që nga koharat e Graçaninëve e Nediçëve,për të përfunduar më 1999,me dhjetra mijëra viktima terrori të paskrupullt njerzor.Faqe të hidhura të antimyslimanizmit absurd janë dëshmuar edhe në trevat të banuar historikisht me shqiptare si në Camëri,ku mbi 70% shqiptarë ishin mysliman të cilët dhunshëm u përzunë dhe u masakruan nga bandat andarte helene,po me bekim të kishave helene,ndërsa pjesa tjetër e mbetur e besimit të krishterë dhunshëm u asimilua. Madje dhe në IRJM gjenocid paralel me ate në Kosovë, për tu krunizuar me përgjakjet e qyteteve shqiptare si në Strugë,Gostivar,Tetovë e Shkup,dhe ishte pikërisht kryetari kriminel i pa zgjedhur i sodit, i cili me priftërijt në krah, dhe me kryqin në dorë bekoi bandat kriminale sllave „për punën e bërë“ mirë në emër të krishtit.Shizofrenia antimyslimane krishtere ka rrënjë të thella,por ajo tashmë në emër të sistemeve demokratike shfaqet herë në emër të priftit e herë në emër të politikanit e herë dhe në emër të historianit,por gjurmët e saja janë të dukshme,pamvarsisht se hapin plagët dhe thellojnë dhimbjet,sidoqoftë dhe heshtja e tepërt her pas here është e dëmshme, e vërteta duhet thënë zëshëm pavarsisht se si kuptohet.Dhe realisht ajo ç’ka kërcënon egzistencën e shqiptarëve sot,është se fqinjët e shqiptarëve të gjithë shtete të krishtera,ende sot flasin rreth fundamentalizmit islamik shqiptar,i cili në fakt as që egziston,në gjirin e kombit shqiptar,por kjo propagandë lansohet nga qarqe të ndryshme antishqiptare,për tu bërë një barikadë drejtë realizimit të aspiratave të kombit që padrejtësisht vuan nga debelizmi i burzhoazisë së më parshme evropiane.Jo shum larg,por më 6 janar 2005,në fjalën e mbajtur në Patriarkanën e pejës për Krishtëlindjet ortodokse,Gospodin Pavli i Beogradit,midis fjalëve të Zotit,hodhi edhe helmin duke shprehur qartë se ;“Kosova është tokë e të krishterëve“.Vetëm nja dy muaj më vonë një grup katolikësh hodhën kërkesën për ngritjen e një Katedraleje pranë kishës serbe të ngitur dhunshëm nën pushtimin serb mu pranë Universitetit të Prishtinës,a kam a absurde.Po çka do të ndodhte sikur Bashkia Islame e Kosovës, të parashtronte një kërkesë për ngritjen e një Xhamie me katër minare po aty diku ? Natyrisht se reagimet e anës krishtere do të bëjshin bujë,ate që nuk e bënë ata të besimit mysliman.Si ndodh që aq lirshëm para syve të evropës „së civilizuar,demokratike me drejta njerzore e fetare“,që dhunshëm u ndrohen emërat shqiptarëve,duke i pagëzuar me emra të krishterë, në kufij, të atyre që duan të kalojnë për punë në shtetin Helen.? Si ndodh që në një qytet shiptar historikisht dhe në një ish republikë jugosllave siç është Fyromi,ku më se gjysma e popullatës është i besimit mysliman,të ngritet një kryq 20 metrash ? Besimi Islam është tolerant, ndaj dhe Bashkësitë Islame janë në frymën e tolerancës,por teprimi asht i rrezikshëm.
Është lehtësisht i kuptueshëm fakti që agresiviteti i teoricientëve mjeranë të krishterë,ndaj identitetit fetar të shqiptarëve,synon rrënimin e identitetit nacional tonin,atë çka për shekuj me radhë ne u munduam ta ngrejmë përmes sakrificave të shumta nga gjenerata në gjeneratë. Violinave ogurzeza për „kthimin në identitet“ të shqiptarëve,çfarë parakupton shndrimin e shqiptarëve në të krishterë,u është shtuar së fundmi edhe faktori antishqiptar, por shqipfolës,i cili më së shumti gjallon brenda përbrenda shoqërisë dhe jetës shqiptare. Presidenti shqiptar Alfred Moisiu ( nuk di përkatësinë fetare të tijën) i cili është institucioni më i lartë i një kombi dhe një vendi,në vend që të mbrojë Kushtetutën e shtetit që ai përfaqëson,Kushtetutë e cila ka në brendësinë e saj lirinë e Fesë dhe Besimit,ai ngritët mbi te dhe vesh vellon e një prifti për ti shitur pallavra servile Londrës së krishtere se „në thelb të gjithë shqiptarët janë të krishterë,pamvarsisht se në dukje mund të merren të pasionuar pas Islamit.Deklarata e Moisiut në Forumin e Oxfordit më 9 nëntor 2005, u prit me indinjatë nga miliona shqiptarë mysliman si mbrenda ashtu dhe jashtë shtetit amë dhe në diasporë. Ndërsa në deklaratën për shtyp të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,midis të tjerave thuhej tekstualisht ; „Fjalimi i Presidentit të Republikës,i kalon dimensionet e një analize objektive ku dallohen deformime të fakteve dhe argumenteve historike. Me keqardhje konstatojmë se pjesa nga ky fjalim,janë ngjyrosura me ndjenja pasionate të ndonjë këshilltari pranë tij,që duke mos njohur historinë e zhvillimeve fetare,ka nxjerrë në pah elementë tendencioze që cenojnë vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare. Ai citohet se ; „Islami është dukuri e ardhur dhe e trashëguar në gjuhën dhe liturgjinë e atij faktori që e solli… Si rregull,është një islam i cekët… Tek çdo shqiptar pak po të gërmosh do të gjesh thelbin e tij të krishterë !!!! „etj.
Dua të kujtojmë se feja Islame është Fe monoteiste me vlera universale,ku ritualet e besimit kryhen në gjuhën burimore dhe jo në gjuhën e faktorit që e solli tek ne,siç pretendohet në fjalën e tij. Islami praktikohet nga besimtarët në kuadrin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kësisoj, e gjykojmë të gabuar nocionin „Islam i Cekët“,të cituar nga presidenti,pasi historia,si dëshmuesja më e mirë e kohërave e vërteton se Islami ka shërbyer vazhdimisht si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Veç kësaj,kjo shprehje përçmon ndjenjat e besimit të komunitetit më të madh fetar në vend. Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë neni 24 paragrafi 2 ; „Çdo individ është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqi ato individualisht ose kolektivisht,në publik ose në jetën private…“
Presidenti Moisiu në bazë të kushtetutës duhet të jetë në mbrojtje të qytetarëve të saj,ashtu siç bëjnë dhe SHBA-të dhe jo të vehet në pozitat ushqyese të lobeve antiislame shqiptare. Presidenti duhet të reagojë për lirimin babë e bijë Malecka që gjenden në burgjet sllavomaqedonase, të cilët janë viktimë e spiunazheve,të koalicionit qeveritarë AVNOJ-ist atje. Kjo do të ishte një gjest patriotik i një presidenti,e jo të vihet në pozitat e një Prifti apo Imami. Janë teologët ato që dinë më së miri të zbërthejnë dhe predikojnë çështjet fetare.
Në shpritërat e myslimanëve shqiptarë,është shkëputur njëherë e përgjithmonë nënshtrati i krishterë pasi prej gjashtë shekujsh e këtej ne kemi mundur të kemi një kujtesë kolektive.Kjo kujtesë kolektive tek e mbramja na ka pranuar pa asnjë,të krishterë dhe myslimanë së bashku dhe pamvarsisht prej aritmetikës së numrave ( ku muslimanët janë kurdoherë në rritje) ne askurrë nuk jemi mburrur.Shqiptarët Mysliman nuk kanë asgjë të përbashkët me fundamentalizëm.Neve nuk duhet tafshehim askurrë identitetin tonë si mysliman,vetëm e vetëm pse diku së largu nga shtetet e evropës „moderne të bashkuar“ nuk i shkoka për shtati.Një mysliman i vërtetë është një njeri me dashuri dhe mëshirë.Për atë është i papranueshëm çdo akt jo njerëzor dhe gjithashtu çdo shfaqje e urrejtjes apo shpirtligësisë, ndaj çdo individi. Myslimanët shqiptarë të goditur dhe të dhunuar psiqikisht e fizikisht prej „shenjtorëve“ të krishterë,kanë qenë dhe mbveten shtyllat ku u mbështet dhe vazhdon të mbështetet vetëdija jonë nacionale.ata janë sprovuar përpara Allahut të Madhëruar dhe do të dijnë t’i kalojnë edhe këto shizofreni perverse që rreken t’i marrin frymën lirisë njerzore në me rij,duke provokuar ngritjen e kryqzatave të reja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit