Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Suedisë, ka theksuar më tej se 2 avionë suedezë të tipit Jas Gripen me paralajmërimin e radarit janë ngritur në fluturim në kundërpërgjigje të avionëve bombardues rusë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Suedisë, Sverker Göransson, në një deklaratë në EKOT radion shtetërore të Suedisë tha se “ditën e enjte në orët e drekës kanë identifikuar avionë bombardues rusë të tipit “Tu-22″ të cilët po fluturonin në afërsi të hapësirës ajrore ndërkombëtare të Suedisë mbi Detin Baltik”, raporton Anadolu Agency (AA).
Göransson, ka theksuar më tej se 2 avionë suedezë të tipit Jas Gripen me paralajmërimin e radarit janë ngritur në fluturim në kundërpërgjigje të avionëve bombardues rusë.
Komandanti suedez ka pohuar më tej se pas paralajmërimeve ndaj avionëve rusë të cilët kanë kapacitet për mbartjen e kokave bërthamore, ata janë rikthyer në kursin e rregullt të tyre.kohaislame