1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ide që ndihmojnë bashkëjetesën dhe pranimin dallueshmërisë mes njerëzve

Më të lexuarat

Kur diskutoni keni parasyesh këto rregulla:
1- Unë nuk jam ju!
2 – Nuk është kusht të bindem me atë që jeni bindur ju, siç nuk është patjetër të shihni atë që shoh unë.
3- Diversiteti është gjë e natyrshme e jetës, madje kjo është bukuria e saj.
4-Njerëzit njihen për të jetuar me ta, jo për t’i ndryshuar ata, madje dallimi i stilit të njerëzve është pozitiv dhe plotësues, efikasiteti i duarve tuaja është se ato janë të ndryshme dhe plotësojnë njëra tjetrën.
5- Kur unë arrij të të kuptoj, nuk don të thotë se jam bindur me atë që thua, sikur që dialogu ka karakter vetëm bindës kursesi detyrues.
6- Më ndihmoni të sqaroj mendimin tim, mos u ndalni vetëm në fjalët e mia, por kuptoni edhe qëllimin tim, mos më gjykoni nga fjalët apo sjelljet e rastësishme dhe mos u bëni gjuetar i gabimeve t’mia.
7- Mos u sillni me mua sikur të ishit profesor, më prano ashtu siç jam, të të pranoj ashtu siç je dhe më trajto sikur ke dëshirë të të trajtoj ty.
8- Jeta bazohet në duet dhe çift, ju jeni pjesë e gjithë sistemit të jetës, dallimi është pavarësi brenda sistemit.
9- Nëse njerëzit do të mendonin njejtë, nuk do të kishte kreativitet.
10- Njerëzit kanë nevojë për vlerësim, motivim dhe falënderim, mos e nënvlerësoni punën e të tjerëve, buzëqeshni dhe shikoni njerëzit me respekt dhe vlerësim.
11- Unë nuk e shoh fytyrën time, por ju e shihni atë, unë jam i pafuqishëm pa ty, shiko anën pozitive të personalitetit tim,
çdo person ka nevojë dhe dobësi, sikur mos ishte nevoja dhe dobësia ime, ti nuk do të kishe sukses.
12- Unë dhe ju kur bashkëpunojmë arrijmë shpejt dhe më me pak mund.
13- Jeta ka hapsirë të mjaftushme për mua, juve dhe gjithë të tjerët.
14- Ju nuk mund të hani më shumë sesa të mbushni stomakun tuaj.
15- Ashtu siç ju keni të drejtë edhe të tjerët kanë të drejtë, mund të ndryshosh veten por nuk mund të më ndryshosh mua, pranoni ndryshimin e tjetrit dhe zhvilloni veten.
Dhe së fundi: thyerja e lopatave të barkës së tjetrit, nuk e rrit dot shpejtësinë e barkës suaj.

Parafrazim nga Halil Avdulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit