0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ide gjeniale në Turqi: Tifozi dënohet për mos tu futur në stadium, por huazon një vinç për ta parë nga afër skuadrën e zemrës

Më të lexuarat

Të jesh tifoz do të thotë të jesh një njeri besnik ndaj skuadrës së zemrës.

E atëherë kur skuadra ka më së shumti nevojë për ty ti të jesh pranë saj në çdo mënyrë.

Një tifoz turk e ka dëshmuar tanimë se sa besnik është ndaj skuadrës së tij të zemrës Denizlispor.

Ai është dënuar për mos tu futur në stadium për një vit pasi kishte gjuajtur gjësende të forta në fushë.

Por ky dënim nuk e ka ndaluar atë ta shikoj çdo ndeshje të Denizlisporit.

Tifozi turk ka marrë një vinç me qira dhe e ka parkuar afër stadiumit duke parë të gjitha ndeshjet.

Gjatë ndeshjes së djeshme ku Denizlispor fitoi 5-0 ndaj Gazintepspor, tifozi turk ka marrë famë të madhe.

Disa foto i janë bërë atij dhe kaq ka mjaftuar për tu bërë i famshëm në rrjetet sociale.

Fotot e tij janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë në internet, ndërsa tifozët e skuadrave tjera e kanë lavdëruar për idenë e tij origjinale.

https://www.youtube.com/watch?v=EMiPqGD_8F0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit