2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Idajet Beqirin e kërkon edhe Shkupi

Më të lexuarat

Idajet Beqiri, lideri i Partisë së Unitetit Kombëtar i arrestuar javën e kaluar nga autoritetet kosovare në vendkalimin Vërmicë kërkohet edhe në Maqedoni, pasi që për të theksohet se ka qenë organizator i atentateve dhe shpërthimeve në Maqedoni, raporton INA.

Arrestimi i tij ka nxitur shkrime speciale në mediat maqedonase, ku sipas tyre, 61 vjeçari i njohur me nofkën Alban Vjosa si ish-sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka qenë i involvuar për shpërthimin para gjykatës në Strugë dhe vepra të tjera në Maqedoni, për të cilat siç thuhet ai u dënua nga një gjykatë belge.

Në MPB nuk dëshirojnë të komentojnë rastin Beqiri, duke theksuar se ai është në kompetencë të gjykatës belge, e cila kishte shpallur një fletëarrest ndërkombëtarë, dhe kishte dënuar ate me katër vjet burg për vepra terrorizmi. Një gjykatë në Namyr në vitin 2010 shqiptoi dënimin kundër Beqirit për organizimin e sulmeve dhe atentateve në Maqedoni dhe Kosovë. Pas arrestit, Beqiri pritet ti dorëzohet autoriteteve belge./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit