10.7 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Ia mësyn barrikadës

Më të lexuarat

Sot reth mesditës në Mitrovicë, një qytetar shqiptar ka tentuar që me ekskavatorin e tij të largojë barrikadën mbi urën kryesore të Ibrit.

Pjesëtarët e policisë kanë reaguar menjëherë duke arrestuar vozitësin e ekskavatorit, ndërsa dhjetëra pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale serbe” të pranishëm në tendën përskaj urës janë tubuar menjëherë pranë barrikadës, transmeton kosovapress.

Të tubuar pranë urës ka pasur menjëherë edhe nga jugu i qytetit, të cilët po vëzhgonin situatën, ndërsa shtimi i menjëhershëm i prezencës nga ana e policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, kanë evituar ndonjë incident të mundshëm.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit