-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

I ZGJATET EDHE PËR 4 VJET MANDATI SEKRETARIT TË MSH-SË, NAIM BARDIQI

Më të lexuarat

I është zgjatur edhe për 4 vjet mandati sekretarit të përgjtihshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Propozim-vendimi është bërë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërsa është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë sot.

Propozim-vendimi për vazhdimin e mandatit të z. Naim Bardiqi si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë, bazohet në përformancën e shkëlqyer të tij në të gjitha aspektet e menaxhimit të mbikëqyrjes administrative. Ka treguar përformancë edhe në menaxhimin e mbikëqyrjen e vaksinimit dhe të luftimit të pandemisë në përgjithësi. Riemërimi i tij në pozitën e sekretarit krijon stabilitet e qëndrueshmëri institucionale që janë jashtëzakonisht të nevojshme në këto momente”, ka thënë ministri Vitia.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit