1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“I vranë vëllain dhe kushëririn”, vrasja dy laçianve, zbulohet arsyeja: I ngacmonte motrën e divorcuar

Më të lexuarat

Markel Bushi, 25 vjeç, dhe kushëriri i tij, Vincenc Pali Bushi, 28 vjeç, janë autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në Laç ku pas një përplasje me armë zjarri mbetën viktima kushërinjtë MikeldheErjon Jushi.

Ata janë vetëdorëzuar në polici ditën e sotme, teksa dyshohet se është shpallur në kërkim edhe autori i tretë i dyshuar Manuel Bushi, 23 vjeç, vëllai i Markel Bushit.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se qëlluan për vdekje Mikeldhe Erjon Jushin, pak metra larg komisariatit në Laç.

Sipas burimeve, Markel Bushi njihret ndryshe edhe me nofkën “Borëbardha”, ndërsa vëllai i tij Manueli me nofkën “Gjyshe”.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gjithçka ka nisur pasi 23-vjeçari Manuel Bushi ngacmote vazhdimisht motrën e viktimës Erjon Jushit, e cila ka pak kohë që është divorcuar.

Jushi ka ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçarit, i cili më pas ka thërritur të vëllanë Markelin dhe kushëririn e tij Vincencon.

Ata janë futur në lokal dhe janë konfliktuar fizikisht me dy kushërinjtë Erjon dhe Mikel Bushi e më pas kanë vazhduar edhe jashtë por situata është agravuar duke bërë që të nxjerrin armët.

Me të ndodhur kjo, kushërinjtë Erjon dhe Mikel Jushi kanë tentuar të largohen me vrap sapo panë armët, por janë ndjekur nga autorët e dyshuar dhe më pas janë qëlluar për vdekje.

Sipas dëshmive të dëshmitarëve nga vendngjarja, kur kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, Erjon Jushi nuk ka dashur ta marrë kushëririn e tij Mikelin me vetë, por ky i fundit “shkoi për t’i dalë Zot”.

Ngjarja e rëndë përfundoi me dy viktima, kushërinjtë Mikel dhe Erjon Jushi.

E shkuara e errët e autorëve të dyshuar të ngjarjes

I dyshuari Markel Bushi, në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shytin grabitën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë. Pas ngjarjes ata u arrestuan.

Markel Bushi arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg. Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë.

Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur. Vincenc Bushi në vitin 2017, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit