Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një muzeut në veri të Mitrovicë më ç’rast, si pasojë e zjarrit, janë djegur eksponate etnologjike, instrumente dhe rekuizita të tjera të kësaj natyre. Ngjara ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnatës afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.
Sipas tij, djegies i ka parapri një vjedhje e këtyre eksponateve dhe më pastaj dyshohet se të njëjtit i kanë vënë zjarrin objektit, raporton Kosovapress.
Hetuesit e policisë janë në vend ngjarje dhe po merren me hetimin e këtij rasti.
Vlera e dëmeve ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/kohaislame