Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Runik të Skenderajt, një person me të meta mentale, ka djegur shtëpinë e fqinjit të tij dhe xhaminë e fshatit.
Zjarrfikësit raportohet se kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 30 mijë euro.
Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.