-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I riu shqiptar rrihet brutalisht nga një grup maqedonas

Më të lexuarat

18 vjecari, Isuf Islami nga lagjja e Dizhonit është rrahur brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë personave të nacionalitetit maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lisiçe të Shkupit rreth orës 01.30 pas mesnatës, të datës 27.07.2013.

Viktima ishte me dy shokë pak çaste para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë. Pasi që shokët e tij janë larguar dhe ai ka mbetur i vetëm, 12 persona të nacionalitetit maqedonas i janë afruar dhe e kanë pyetur se cilës kombësi i përket.

Sapo e kanë mësuar se i riu është shqiptar, njëri prej tyre e ka goditur në kokë me shkop të bejsbolli e pas shembjes së të riut për toke, i tërë grupi e ka sulmuar duke e shqelmuar derisa Islami e ka humbur vetëdijen. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që e ka lajmëruar ndihmën e shpejtë dhe policinë.

18 vjecari është dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit. Raporti i mjekëve ka konstatuar se Isuf Islami e ka të thyer nofullën e poshtme, kockën ballore, ndërsa ka pësuar dëmtime serioze edhe në unazat e qafës dhe ashtin muror.

Mirëpo, në faqen e MPB’së nuk raportohet për nje rast të tillë, ndërsa shkaku i orëve të vona të natës ky institucion përkundër përpjekjes tonë, zyrtarët informues kanë qenë të pakontaktueshëm. Hollësi lidhur me këtë informacion do të sjellim gjatë ditës së nesërme. /ilirida/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit