Punëdhënësit shpesh janë në vëzhgim për të punësuar njerëz me etikë të mirë pune.
Kur një burrë hasi tek një adoleshentë që shkonte rreth 10 milje për një intervistë pune, ai u impresionua menjëherë dhe i ofroi punë atij.
Në vitin 2013, Art Bouvier po shkrinte akullin para restorantit të tij Papa Roux, kur 18 vjeçari, Jhaqueil Reagan iu afrua atij për të kërkuar udhëzime për një vend tjetër.
“Unë i thash atij se ishte mjaft larg. Të paktën 6 ose 7 milje. Unë sugjerova që të shkonte me autobus pastaj në këmbë, veçanërisht pasi kishte shumë akull”.
Duke e dëgjuar këtë, Reagan e falënderoi atë dhe vazhdoi rrugën e tij, një veprim që e habiti Bouvier.
“Ai mund të më kërkonte para për një autobus. Në fakt unë e prisja atë, por ai nuk e bëri. Ai filloi të ecë”, shtoi Bouvier.
Më vonë ai pa sërish Reagan poshtë rrugës dhe i ofroi një udhëtim me makinën e tij.
Gjatë rrugës për në destinacion, Bouvier mësoi se Reagan ishte drejtuar në një intervistë pune me pagë minimale në një dyqan që ishte gati 10 milje larg ku ai banonte. Ai nuk kishte para, prandaj detyrohej të ecte.
Bouvier ishte i impresionuar nga i riu dhe donte ta punësonte atë. Ai kërkoi numrin e telefonit, kështu që ai mund ta kontaktojë atë më vonë.
“Ishte etika e tij e punës që më mori vëmendjen mua. Kur shihni një veprim të tillë, ju sigurisht ndaloni e mendoni”, shtoi Bouvier.
Më pas ai i ofroi një punë në restorantin e tij, Reagan-it, si dhe një mundësi që të zhvendosej më afër.
“Unë jam me fat që kam takuar atë”, tha Reagan.
Ai shtoi se iu desh të braktiste shkollën dy vjet më parë pasi nëna e tij vdiq. Megjithatë ai arriti të përfundojë GED, duke u përkujdesur për vëllezërit dhe motrat e tij më të reja.
Kur postimi u publikua në rrjetet sociale, njerëzit filluan të ofrojnë mbështetjen e tyre, përfshirë Korporatën e Trasportit i cili i ofroi Regan-it udhëtim njëvjeçar me autobus.
Madje edhe një donacion për ndihmë u dha nga një fonacion tjetër, përderisa njerëzit kërkuan që të gjithë të vetëdijesohen dhe të ndihmojnë njerëz si ai.