1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I lënë hoxhallarët, ua msyjnë fajdexhinjëve!

Më të lexuarat

Një aksion i gjerë policor i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në bashkëpunim me EULEX-in, i filluar sot para orës 5 të mëngjesit, ka rezultuar me arrestin deri më tani të’ tetë personave, të cilët po dyshohen për fajde.
 
Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është zhvilluar në fshatin Rropicë të komunës së Vushtrrisë.
 
Burime bëjnë me dije se në këtë aksion po marrin pjesë rreth 100 policë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë të njësisë speciale.
 
Aksioni po vazhdon në Vushtrri – arrestohen fajdexhinjtë
 
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Gazetën Express, se aksioni po vazhdon.
 
Ai ka thënë se hetimet kanë nisur ndaj personave që dyshohen se u kanë vënë fajde qytetarëve të Kosovës.
 
“Aksioni i po vazhdon. Po organizohet në zonën e Vushtrrisë. Ka arrestime por s’mund të konfirmojë sa persona janë prangosur”, ka thënë Zahiti, për Express.
 
“Arrestimin e personave për fajde”, ka shtuar ai./Express
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit