1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

I jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë

Më të lexuarat

Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka marrë vendim që të përmbyllet pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, ndërsa ka mbetur që deri në shtator të kryhen disa obligime, siç është përfshirja e disa ligjeve në këtë proces, ka thënë shefi i ICO-se Pieter Feith, gjatë një video konference të mbajtur në Vjenë, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ku i pranishëm ishte edhe kryeminsitri Hashim Thaçi.

Shefi i ICO-së, Pieter Feith ka thënë që veriu i Mitrovicës nuk do të ndahet dhe nuk do të jetë një konflikt i ngrirë, por do të integrohet.

Nderkaq, kryeministri Thaçi në takimin me GDN-së, ka thënë se të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, e cila e ka bërë Kosovën në shtet të respektuar në rajon dhe me gjerë.

“Unë e di se ende kemi punë për të bërë. Ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne duhet të realizojmë potencialin tonë të plotë të decentralizimit dhe të sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e tyre është përgjegjëse për nevojat e tyre. Për më tepër, ne duhet të forcojmë lidhjet ndërmjet grupeve etnike në Kosovë dhe të bëjmë tolerancën dhe respektin për kulturën e njëri tjetrit pjesë përbërëse të jetës së shtetit tonë. Në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare Civile ne kemi krijuar strukturat për përballjen me këto sfida dhe unë zotohem se jemi të përkushtuar që ta bëjmë Kosovën një rrëfim suksesi dhe shembull i zhvillimit, paqes dhe stabilitetit”, theksoi Thaçi.

Duke pasqyruar proceset që nga pas shpallja e pavarësisë së Kosovës, kryeministri theksoi se tani institucionet tona janë të gatshme të dalin nga ombrella e mbikëqyrjes dhe të përfshijnë parimet e Propozimit Gjithëpërfshirës në ligjet dhe Kushtetutën moderne, me qëllim që t’i shërbejnë kombit plotësisht të pavarur.

“Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe janë duke punuar maksimalisht për të siguruar njohje të reja dhe dua ta shfrytëzoj këtë moment t’ju falënderoj për përkrahjen e palodhshme dhe të çmueshme që kanë dhënë përfaqësuesit e vendeve të cilat ju i përfaqësoni këtu. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë vazhduar të konsolidohen sipas planit të paraparë dhe si rezultat tani janë të gatshme për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë shtetërore”, vlerësoi kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Ai siguroi se fryma e Planit të Ahtisaarit do të vazhdojë gjatë edhe pas përfundimit të mandatit të Zyrës Ndërkombëtare Civile.

“Një sfidë me të cilën vazhdojmë të ballafaqohemi është se si mund të zhvillojnë institucionet e Kosovës një marrëdhënie me komunitetin serb në veri. Në maj të këtij viti, ne kemi deklaruar qëllimin tonë që t’u afrohemi më afër qytetarëve tanë atje, duke marrë vendimin për hapjen e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se qartazi, çështja e krimit të organizuar, kontrabandës, strukturave paralele dhe bllokadave në veri të Kosovës është sfidë që po përcjellë Kosovën.

“Bllokimi i lirisë së lëvizjes dhe mallrave nga kushdo qoftë është i papranueshëm. Me këtë rast dua t’i falënderoj KFOR-in dhe EULEX-in për punën e tyre, por ka mbetur edhe shumë për t’u bërë për të siguruar një mjedis ligjor dhe demokratik”, tha Thaçi.

Kreu i ekzekutivit duke folur për bisedimet me Serbinë, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojnë presionin ndaj Serbisë në këtë proces dhe që marrëveshjet e arritura të implementohen nga ana e Serbisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit