Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka theksuar se PDK-së po i ngutet për zgjedhje. Kjo pasi sipas tij, arrestimet për Gjykatën Speciale mund të fillojnë shumë shpjet, dhe se dihet që PDK do të dëmtohet më së shumti, raporton Gazeta Blic.
Ai në emisionin Fakt Plus në Tribuna Chanel tha se mund të ndodhë që i gjithë lidershipi I kësaj partie të shkoj në Hagë.
Salihaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Sipas tij, vendosja e demarkacionit si kusht, është I padrejtë dhe diskriminues./ Gazeta Blic