1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“I gjithë Ballkani në BE”

Më të lexuarat

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, është shprehur për pranimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit. Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje deklaratës së Barrosos për gazetën ”Bild”. Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Bild”, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrohet se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.

”Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë, ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht është më mirë të anëtarësojmë vendet e Ballkanit në BE, se sa t”i lejojmë të bien humnerën e errët të destabilizimit. Në plan afatgjatë ne duhet t”i pranojmë të gjitha shtetet e Ballkanit kur ato të plotësojnë kushtet e kriteret e duhura”, tha Barroso për gazetën ”Bild”.

Deklarata e Barozos ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave gjermane. Kështu pjesë të deklaratës që lidhen me anëtarësimin e Ballkanit në BE kanë botuar disa media kryesore gjermane si ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Handelsblatt”, ”Die Welt”, e televizione të ndryshme si nt-v, apo agjenci të ndryshme lajmesh. Mediat gjermane përmendin hapat në rrugën drejt anëtarësimit të BE, ku Shqipëria përmendet si kandidatja e re në BE, ndërsa Kosova si një vend me perspektivë të hapur drejt unionit.

Edhe për Turqinë dera e BE-së duhet të mbetet e hapur, tha Barroso në intervistën për ”Bild”. Ky vend është një vend me rëndësi të madhe ekonomike, gjeopolitike, reformat e të cilit janë në interes të BE-së. Megjithatë është e qartë, u shpreh Barroso, se Turqia duhet të përmbushë më parë të gjitha kriteret. Në fund të fundit të gjitha vendet e BE-së duhet të bien në ujdi për anëtarësimin e Turqisë. Kjo do të kërkojë disa kohë. BE hapi të mërkurën, pas tre vitesh më në fund një kapitull të ri negociimi me Turqinë./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit