1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I gjenden 20 rezultate të testeve për COVID-19, arrestohet i dyshuari në Han të Elezit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet për manipulim të testeve për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur të premten pasdite në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të COVID-19 të qytetarëve të ndryshëm të Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.

“i dyshuari së bashku me ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm”.

Ndërkohë në Reshtan të Suharekës është iniciuar një rast ndaj një të mituri, që nuk ka respektuar masën e vetizolimit. Ai është hasur duke punuar në një kafene. Lokali është mbyllur, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në lagjen Dardania në Prizren, po ashtu është iniciuar rasti ndaj një të mituri, që nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Edhe ky rast zhvillohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit