I dërguari ndërkombëtar për Bosnjën tha se integriteti territorial i këtij vendi ballkanik është duke u kërcënuar.
Valentin Inzko vuri në dukje një rritje antishtetërore dhe një retorikë separatiste të zyrtarëve serbë të Bosnjës.
Ai tregoi për përpjekjet e zyrtarëve serbë për t’i shpërndarë forcat e armatosura të Bosnjës.
Inzko i bëri këto komente mbrëmë para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin tha se raporti i Inzkos është shkruar me “tone alarmante”.Ai gjithashtu i fajësoi myslimanët për rritje të tensioneve.
Bosnja është duke u udhëhequr nga një qeveri qendrore e dobët, që nga lufta e viteve 90-të, e cila la të vrarë rreth 100 mijë persona.