3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij që bën këtë vepër

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut alejhi selam i nxit besimtarët që të vizitojnë të sëmurët, duke u premtuar shpërblime të mëdha. Në një transmetim të Thevbanit r.a., i Dërguari alejhi selam premton fruta të Xhenetit:
“Kur një musliman shkon për të vizituar vëllain e tij musliman, ai gjendet në hurfën e Xhenetit derisa të kthehet. ” Dikush pyeti Alejhi selamin: “E çka është hurfa e Xhenetit?” Ai u përgjigj: “Ajo është frut i Xhenetit.”

Hadithin e shënon Muslimi në Sahih

I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij, i cili përveç tjerash, viziton edhe të sëmurin. Në një thënie të Ebu Hurejres r.a. kjo qartë paralajmërohet. Në të vërtetë, i Dërguari i Islamit alejhi selam ka pyetur:
“Kush ka agëruar sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë. ” Pyeti: “Kush prej jush sot ia ka falur namazin ndonjë xhenaze?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë..” I Dërguari alejhi selam sërish pyeti: “Cili prej jush sot ka ushqyer një të uritur?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë”. I Dërguari alejhi selam në fund pyeti: “Cili prej jush sot ka vizituar të sëmurin?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë.” I Dërguari alejhi selam pas kësaj tha: “Cili prej jush i bën këto në një ditë, do të hyjë në Xhenet.

Hadithin e shënon Muslimi në Sahih

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit