-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

I BURGOSURI VDES NË QKUK

Më të lexuarat

Fahri Imeri, i burgosur në Burgun e Dubravës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmin për vdekjen e të burgosurit, për portalin ORAinfo.com e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Resmi Hoxha.

“Po, ka ndërruar jetë në QKUK. Ai ka qenë i dënuar me burg nga Gjykata për një vrasje, por për shkak të gjendjes shëndetësore ai gjatë gjithë kohës është trajtuar në QKUK”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se i burgosuri tërë kohën është mbajtur në paraburgim.

“Për shkak se i burgosur është diagnosifikuar me kancer në lukth dhe ka pasur disa ndërhyrje, ai tërë kohën është mbajtur në paraburgim, ndërsa kohën me të madhe e ka kaluar në QKUK, me ç’rast ka pasur disa ndërhyrje kirurgjike”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo burime të portalit ORAinfo theksojnë se trajtimi jo i mirë në burg ka bërë që të burgosurit t’i përkeqësohet gjendja e cila ka rezultuar me vdekjen e tij.

“Ai nuk është lejuar të largohet nga burgu për tretman më adekuat, kështu që gjendja e tij vazhdimisht është përkeqësuar, mirëpo kjo nuk i ka bërë përshtypje stafit të burgut”, kanë thënë këto burime.

Ndërsa, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, KMDLNJ, Behxhet Shala, ka thënë për ORAinfo se trajtimit i të burgosurve në Kosovës është i mirë.

Ai thotë se trajtimit i të burgosurve në Kosovë nuk dallon shumë nga shtet e rajonit, ndërsa nuk beson se vdekja e të burgosurve në Kosovë ndodh për shkak të moskujdesit ndaj tyre. “Duhet të kemi parasysh se Shërbimi Korrektues i Kosovës, është një shërbim i ri që e ka trashëguar një infrastrukturë shumë të keqe dhe e them me përgjegjësi se trajtimi është i mirë, ndoshta është edhe jashtë mundësive që ka Shërbimi Korrektues. Ne i monitorojmë të gjitha burgjet vazhdimisht dhe vdekja e ndonjë të burgosur, nuk besoj se ndodh për shkak të mos kujdesit ose mos ofrimit të ndihmës shëndetësore, por thjesht vdekja mund t’i ndodh çdo kujt”, ka thënë Shala.

Mirëpo sipas tij, sa herë që vdes një i burgosur, menjëherë krijohen paragjykime rreth vdekjes së tij. “Ne kemi një shtet të varfër dhe nuk mund të kemi standarde të burgjeve sikur në Holandë, në një shtet siç është Kosova. Por krahasuar me vendet e rajonit Shërbimi Korrektues i Kosovës ndoshta qëndron me mirë në disa aspekte”, ka thënë Shala.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit