-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“I bija telefonit, por…”/ Burri tregon si e mori vesh lajmin për vrasjen e gruas

Më të lexuarat

Burri i 50-vjeçares së vrarë një ditë më parë në mënyrë makabre nga nipi dhe dy shokët e tij, ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi, ndonëse bëhet fjalë për një pjesëtar të familjes.

Ahir Saliaj ka rrëfyer gjithashtu momentin se si është vendosur në dijeni për vdekjen e së shoqes. Ai është shprehur për mediat se lajmi i është komunikuar nga vëllai, pasi ndodhej në Greqi.

Drita Saliaj u vra pas një grabitjeje në banesë. Trupi i saj u gjend mbrëmjen e djeshme në një rezervuar në fshatin Gjerbës, Mallakastër.

Prononcimi për mediat i burrit të viktimës

Është një vrasje makabër. Unë jam burri.

Si e mësuat ngjarjen?
Isha në Kretë të Greqisë, e marr në telefon dhe nuk hapte telefonin. Pasi njoftoj vëllanë e madh që kishte ardhur me policinë në 01:00 të natës, ai më njoftoi në mëngjes.

Iknit shpesh në Greqi?
Në nëntor kam shkuar në Greqi.

U kishte shprehur Drita më parë ndonjë shqetësim?
Jo, kurrë. E kisha lënë shumë herë vetëm

Si u njoftuan?
Na thanë se dera është mbyllur, kur e hapën dhe gjetën shtëpinë të kthyer ashtu, thashë dicka ka ndodhur.

Njëri është nipi prej autorëve, a do të kërkoni drejtësi?
Patjetër që do të kërkoj drejtësi, edhe fëmija po të ishte, duhet të ndëshkohet.

Keni kontaktuar me familjarët e nipit?
Jo, jo, absolutisht! Nuk kam kontaktuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit