0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Hyundai” investon 61 miliardë euro në teknologji dhe prodhim

Më të lexuarat

Prodhuesi koreanojugor i makinave “Hyundai Motor” njoftoi se do të investonte 80 700 miliardë uons (61 miliardë euro) deri në vitin 2018 për prodhimin jashtë vendit dhe për zhvillimin e automjeteve të gjeneratës së re.

“Hyundai” synon të injektojë 49 100 miliardë uons në zhvillimin e njësive të saj të prodhimit jashtë Koresë së Jugut dhe 31 600 miliardë për kërkime dhe zhvillim (R&D).
Prodhuesi i pestë botëror, penalizuar nga dobësimi i jenit japonez duke favorizuar konkurrentët japonezë në eksport, do të injektojë 20 200 miliardë uons në vit për shpenzimet në infrastruktura dhe në kërkime dhe zhvillim (R&D) kundër 14 900 miliardë në vitin 2014.
“Këto investime rekord do të na mundësojnë të sigurojmë dominimin e teknologjive themelore në prodhimin e veturave ekologjike, veturave inteligjente dhe automjeteve të tjera të gjeneratës së re”, theksoi grupi në një komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit