2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

HYSA DEKOROHET ME MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN NË ZHVILLIMIN E TUZIT

Më të lexuarat

Ka nis dje Panairi i Librit “Vera në Malësi” në Tuz të Malit të Zi, si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Komunën e Tuzit. Ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, i cili u dekorua me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e Komunës së Tuzit

Në këtë panair marrin pjesë mbi 20 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat kanë sjellur në Tuz botime të reja dhe ato ekzistuese të zhanreve të ndryshme, ndërsa do të ketë edhe promovime të librave të autorëve të ndryshëm nga Malësia dhe viset e tjera shqiptare.

Në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj theksoi rëndësinë e zhvillimit të kulturës, artit e shkencës në Tuz.

Gjithashtu, kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj i ndau mirënjohje Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, për kontributin e dhënë në zhvillimin e Komunës së Tuzit. Ceremonia u zhvillua në prani të shumë personaliteteve të jetës politike, letrare, shoqërore e publike.

Ndryshe, Panairi i Librit “Vera në Malësi” në Tuz do të jetë i hapur deri më 21 gusht, ndërsa të interesuarit mund ta vizitojnë të njëjti nga ora 9 e mëngjesit deri në 12, si dhe nga ora 18 deri në ora 22:00.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit