1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hyrja në Islam edhe përskaj muslimanëve

Më të lexuarat

Hyrja në Islam edhe përskaj muslimanëve
22 vitet e para të jetës sime i kalova në Çekosllovakinë komuniste. Pjesën më të madhe të jetës isha ateist, me besim të plotë se nuk ekziston Zoti. Arsyeja ime për mospranimin e mundësisë së ekzistimit të Zotit ishte natyra irracionale e konceptit krishterë të Zotit si Trinitet. Ende më kujtohet qartë se si gjyshja ime kur isha fëmijë më rrëfente tregime për Zotin, pastaj Jezusin (Isain a.s.) dhe nënën e tij Marien (Merjemen). Mua qysh atëherë më dukeshin të palogjikshme ato tregime (“Mirë gjyshe, nëse Zoti është Një, si mundet të jetë tre përnjëherë?”, “Gjyshe, nëse Maria ka qenë nëna e tij, kush ka qenë Zot pa­ra se të lindet Ai?”… e kështu me radhë). Më kujtohet se sa i pamëshirshëm isha kur bezdisja gjyshen time të gjorë, dhe si ajo asnjëherë nuk mund të gjente përgjigje të kënaqshme. 
Gjithashtu më kujtohet mirë se sa më ishte interesant, gjatë viteve të mija të njëzeta si student i diplomuar në Universitetin e Minesotës (SHBA), dhe sa me plotë zemër qeshesha kur kuptova se një koleg imi besonte në Zot dhe rregullisht lutej, dhe sa isha i dyshimtë që dikush, mjaft inteligjent që të studion për shkallën më të lartë të Biznesit, të mund të jetë njëherit edhe aq i marrë që të besojë në Zot dhe në jetën pas varrit. 
Ndodhi në vitet e mia të tridhjeta, kur duke u interesuar për shkencë, përnjëherë të kuptoj se as muri prej tullave nuk mund të jetë i rastësishëm. Ashtu, nëse të gjitha ligjet natyrore të universit çuditërisht përputhen në mënyrë precize, kjo nuk mund të jetë produkt i rastësisë, por duhej të jetë krijuar prej Zotit. Dhe Zoti duhet të jetë vetëm Një. Kalova nga siguria se nuk ka dhe nuk mund të ketë 
Zot, në sigurinë se duhet të ketë Zot, e që dukej si një moment, pa kurrfarë mes periudhe të pasigurisë. 
Tani e dija se Zoti ekziston dhe se Ai është Një. Isha i sigurt se të gjitha religjionet e kishin gabim. 
Për krishterimin më e dija këtë, kurse përshtypja ime për judaizmin ishte se ai thotë se Zoti është vetëm për hebrenjtë dhe mëson për gjëra tjera që nuk janë kompatibile për Zotin e Gjithëdijshëm. 
Prej gjërave të pakta që i dija për Islamin (prej gazetave, kuptohet), po ashtu nuk mendoja se ai ka shumë të përbashkët me besimin në Zot dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të Tij. Përshtypja ime e keqe u rrit edhe më shumë atëherë kur për herë të parë u takova me disa muslimanë. Ishin këta tregtarë sirianë dhe libianë në Bregun e Fildishtë dhe Liberi, të cilët i njoha gjatë udhëtimeve të mia në Afrikën Perëndimore. Nga ajo që munda të shoh, ata nuk ishin aq të ndershëm, pinin alkool, nuk luteshin dhe ndaj afrikanëve silleshin si ndaj robërve. Kur u thashë se e tërë kjo është në kundërshtim me urdhrat e Zotit, ata u pajtuan, por thanë se kjo nuk i brengos. Më thanë se kjo është përparësia e Islamit ndaj religjioneve tjera, sepse ”Në Islam çdonjëri mund të kalojë mirë dhe të bëjë mëkate aq sa të dojë, dhe atëherë, kur më është plak për të bërë gabime, ai vetëm duhet të shkojë në Haxhxh në Mekke, dhe të gjitha mëkatet do t’i shlyhen.” Mendova: “Çfarë marrëzira, sa më larg këtij religjioni, aq më mirë!” 
Ashtu, për një kohë, unë isha i bindur se kam religjionin tim personal, se jam vetëm unë dhe besimi im në Zot dhe nënshtrimi im ndaj vullnetit të Tij, përderisa nuk hyra në diskutim mbi besimet tona të përbashkëta religjioze, me një student libanez, i cili vizitonte farefisin e vet në Bregun e Fildishtë. Ai ishte i befasuar nga fakti se unë nuk e kisha lexuar Kur’anin, dhe më propozoi definitivisht ta lexoj. Ai ishte i bindur se do të më pëlqejë, dhe më tha se aty do të gjeja shumëçka nga ajo që unë i thashë për besimin tim. Kur e pyeta për disa “muslimanë” tjerë, ai më tha që të mos gjykoj për Islamin përmes këtyre njerëzve, sepse ata kishin qenë analfabetë. Aq shumë u impresionova prej tij, saqë së shpejti bleva përkthimin në anglishte të Kur’anit (prej N. J. Davud – përkthim i cili edhe nuk ishte më i miri). 
Duhet të pranoj se ai (Kur’ani), në raftet e librave të mia, mbeti pa hapur tre vite të tëra. Mendoj se jomotivimi për ta lexuar ishte shkaktuar prej orvatjeve të mia të shumta që kisha për ta lexuar Biblën, faqe për faqe, të cilat asnjëherë nuk ishin të suksesshme, pasi që gjeta shumë kundërthënie dhe pjesa më e madhe e materialit ishte i thatë. Mendova se edhe Kur’ani me siguri do të ishte i njëjtë. Por, një ditë, nga kureshtja nisa ta lexoj. Me kohë, arrita ta lexoj një të tretën. Isha shumë i impresionuar dhe i tregoja gruas sime se sa i mençur duhej të kishte qenë Muhammedi. E gjithë kjo ishte aq e logjikshme, pa asnjë kontradiktë. Pastaj, rastësisht hasa në disa fakte shkencore prej të cilave mbeta pa frymë. E di me siguri se ato janë të zbuluara në shekullin 20, dhe pasi që Muhammedi nuk ka mundur të dijë për to, duhet të kishte qenë pejgamber dhe lajmëtar i fesë, sikur që përnjë­herë m’u bë e qartë se Kur’ani mund të jetë vetëm prej Zotit. Kjo ndodhi para 18-19 viteve dhe unë asnjëherë nuk shikova mbrapa. Familja ime dhe miqtë në fillim nuk mund të besonin se jam serioz, dhe një kohë të gjatë mendonin se kjo është një lloj shtirjeje apo shaka praktike. 
Bile edhe tash, kur ata u mësuan me mua dhe e dinë se jam serioz, ata nuk mund të kuptojnë përse e zgjodha Islamin. Edhe më tej kohë pas kohe më pyesin se “A thua nuk mund të shoh se ata janë terroristë dhe se vrasin njerëz të pafajshëm? A nuk mund të shoh se sa keq i trajtojnë fem­rat? A nuk mund të shoh se ata duan ta kthejnë tërë botën në mesjetë? Nëse unë dua të besoj Zotin, në rregull, por pse atëherë të besoj All-llahun e tyre? Pse mos të besoj Zotin tonë? Pse?” Për fëmijët e mi (23, 14, 12, 10 vjeç) Islami është diçka e natyrshme. Sidoqoftë, edhe bashkëshortja ime, e cila 27 vjet beson Zotin, e refuzon konceptin e trinitetit dhe adhurimin e Krishtit (Isait), dhe e cila refuzon çfarëdo ndërmjetësimi mes Zotit dhe njerëzve, prapëseprapë assesi nuk pajtohet kur i them se besimet e saja janë islame. 
Në mendjen e vet, ajo nuk mund ta përkufizon Islamin, siç e ka definuar Zoti në Kur’an, nga “Islami” i cili “praktikohet” nga shumica e “muslimanëve” në botë. Ajo është njoftuar me miqtë e mi muslimanë, dhe i konsideron njerëz të mirë, por nuk i konsideron si përfaqësues (shembuj të muslimanëve) por si përjashtim të rregullës. 
Pjesa më tragjike për shumicën e muslimanëve të sotëm, është ajo se ata në vend se ta përkrahin besimin në Zot, dhe të kundërshtojnë çfarëdo qoftë, ose cilindo qoftë, që u kundërvihet urdhrave të Zotit, po qe se edhe prijësi pohon se është musliman, shumë prej përkrahësve të kujtdo apo çfarëdo qoftë që paraqitet si “islame”, ndjejnë se ata duhet të ndihmojnë (t’i përkrahin), po bile edhe nëse gjërat e lartpërmendura janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urdhrat e Zotit. Kështu, ata u frikohen njerëzve në vend të Zotit, dhe i vënë në pyetje urdhrat e Zotit, vetëm që të jenë me njerëzit e tillë, duke harruar se ata nuk munden t’i ndihmojnë njëri-tjetrit Ditën e Gjykimit, ose në jetën pas varrit. 
Nga Çekosllovakia shkova në Perëndim në vitin 1968, menjëherë pasi okupacioni rus e rrëzoi“Pranverën e Pragës”. Duke korruptuar nëpunësit e kontrollit të pasaportave, me koleksion të vlefshëm të pullave postare, pata mundësi t’i marrë prindërit e mi dhe vëllanë në Zvicër, pas tre muaj, pak kohë para se qeveria çeke t’i ndalojë vizitat private në Perëndim. Në vitin 1969 m’u ofrua ndihmë në të holla prej Universitetit Minesota, dhe i kalova pesë vitet e ardhshme duke studiuar në SHBA. 
Babai im vdiq në Zvicër në vitin 1972, dhe nuk e di fare se a e ka gjetur rrugën e vet deri te Zoti. Ai më parë ishte ateist, por viteve të fundit filloi të interesohet për atë se a ka apo nuk ka Zot. Sipas kujtimeve të nënës sime, ai e ka gjetur rrugën e vet. Vëllai im, i cili kur vdiq babai kishte 17 vjet, nuk është i sigurt. 
Ai thotë se gjatë ditëve të fundit të babait tim, në spital e ka vizituar një prift i krishterë, dhe aty ata kanë diskutuar lidhur me religjionin. Por babai im ishte njeri logjik, dhe nuk ka mundur ta pranojë idenë e trinitetit. Nuk e di a thua ai ka menduar fare (mjaftë) që të zbulojë se Zoti nuk është ashtu siç e përshkruajnë të krishterët. Ekziston mundësia që në fund ai edhe me tej e ka refuzuar Zotin, sepse Zoti i krishterë ka qenë koncepti i vetëm që ai ka ditur për Zotin, dhe të cilin nuk ka mundur ta pranojë. 
Vëllai im u dërrmua nga të qeshurit kur për herë të parë më pa se si e lexoj Kur’anin, dhe kur i thashë se kam filluar të besoj Zotin. Tani, ai dhe gruaja e tij, gjithashtu ateistë të mëparshëm, thonë se besojnë Zotin, por ende nuk e kanë lexuar Kur’anin që ua dhashë para disa viteve, dhe ata edhe më tej shikojnë me rezistencë ndaj Islamit. Që të dy thonë se atë që ata e shohin te “muslimanët” i përjashton nga kjo – shumicën i shohin si dyfytyrësha të cilët nuk i respektojnë urdhrat e Zotit, duke refuzuar çfarëdo diskutimi intelektual, dhe për fat të keq, sipas kësaj ata gjykojnë për tërë Islamin. 
Nëna ime (gjithashtu ateiste e mëparshme) e ka gjetur rrugën deri te Zoti para disa viteve, por gjithashtu ende nuk e ka lexuar Kur’anin, për shkak të arsyeve të ngjashme sikurse vëllai dhe bashkëshortja e tij. 
Unë vazhdoj të lutem për ta, që Zoti t’ua tregojë rrugën e Tij të drejtë dhe t’i udhëzojë në të. 
Përktheu: Avni Lecaj,
Publikimi i pare: 21.10.2000
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit