-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hyn në fuqi vendimi: Tani me 5 euro në Rrugën e Kombit

Më të lexuarat

Ka hyrë në fuqi vendimi për dhënien me koncension të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Dokumenti i plotë i marrëveshjes me Ministrinë e Tranpsporteve dhe konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati” është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe në të përpos kushteve është përcaktuar me anë të një formule edhe tarifa.

Sipas dokumentit, automjetet e kategorisë B, apo veturat që përdoren pasivisht do të paguajnë tarifën 5 euro, ndërsa tarifa do të ndryshojë për mjetet e tjera. Pasi të ndërtohet pika e pagesës, ajo do të kryhet në lekë ose në euro, dhe do të tërhiqet nga kompania cash ose me kartë krediti/debiti.

Gazeta “Shekulli” zbardh tarifat për automjetet, kamionë, autobusë dhe motoçikleta të cilët do të paguajnë taksë për çdo herë që do kalojnë në Rrugën e Kombit. Kështu, sipas dokumentit për koncesionin e rrugës së Kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.

Gjithashtu, janë vendosur edhe koeficiente sipas llojeve të mjeteve që do të kalojnë. Motoçikletat dhe mjetet e tjera që kanë dy ose tre rrota do të paguajnë gjysmën e taksës, pra kanë një koeficient prej 0.50. Pra, nëse një person me motoçikletë kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 2.5 euro me TVSH.

Po kështu koeficienti për automjetet me katër rrota, apo të kategorisë B, C dhe D, koeficienti do të jetë 1. Pra, taksa do të jetë 5 euro bashkë me TVSH për të kaluar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F koeficienti është 2.25. Taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Ndërsa koeficienti për autobusët e rëndë dhe kamionët e mesëm, që hyjnë në kategorinë G, koeficienti është 3.25. Taksa për ta do të jetë sipas llogarive arrin rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe do të paguajnë 23 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit