Izraeli vendosi sanksione të reja në enklavën bregdetare, duke përfshirë kufizimet në lëvizjen e mallrave dhe një reduktim të zonës jashtë brigjeve të Gazës ku peshkatarët palestinezë lejohen të kryejnë tregtinë e tyre
GAZA CITY (AA) – Sanksionet e reja izraelite mbi Rripin e Gazës së bllokuar, duke përfshirë kufizimet në lëvizjen e mallrave, nga sot kanë hyrë në fuqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarit të AA-së, vetëm kamionët e ngarkuar me nevoja humanitare u lejuan në territorin palestinez përmes kalimit Kerem Shalom, në jug të Gazës.
Dje, Izraeli vendosi sanksione të reja në enklavën bregdetare, duke përfshirë kufizimet në lëvizjen e mallrave dhe një reduktim të zonës jashtë brigjeve të Gazës ku peshkatarët palestinezë lejohen të kryejnë tregtinë e tyre.
Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria izraelite, kalimi kufitar Kerem Shalom do të mbyllet në përgjigje të “sulmeve të balonave zjarrvënëse”.
Autoritetet lokale në anën palestineze të kalimit thanë se nga pala izraelite u tha se vetëm karburanti, ushqimet, materialet mjekësore, bagëtitë do të lejoheshin përmes terminalit.
Ekonomistët palestinezë kanë dënuar sanksionet izraelite, duke paralajmëruar se masat do të përkeqësonte situatën tashmë të tmerrshme të Gazës.
Në javët e fundit, aktivistët palestinezë kanë fluturuar “balona zjarrvënëse” në territorin izraelit, si pjesë e demonstratave të vazhdueshme popullore pranë gardhit të sigurisë Gaza-Izrael.
Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, të paktën 137 protestues palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga armë zjarri izraelite.
Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën heroike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.
Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 11-vjeçare izraelite ndaj Rripit të Gazës, që ka dëmtuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar afërsisht dy milionë banorë nga mallrat bazë.