Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë. Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye bëhet e ditur se me anë të dietës, e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.
Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt, sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve.
Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.
Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese.
100 gr hurmë përmban:
65 gr karbohidrate,
2 gr proteina dhe
0,2 gr yndyra.
Ngaqë përmban sheqer fruktozë nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet. Është i vetmi produkt, i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.