-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hurma, të mirat dhe përfitimet shëndetësore që mund të merrni prej saj

Më të lexuarat

Në vjeshtë, mes frutave të ndryshme në këtë stinë, hurmat janë ato të cilat konsiderohen si më të mirat për organizmin e njeriut. Kjo në sajë të përbërjes së tyre me dobi të pakrahasueshme.

Të mirat terapeutike dhe benefitet e hurmave janë të shumta për shëndetin dhe organizmin. Këto fruta të ëmbla prodhohen nga pema e kakisë, emri shkencor i së cilës është Diospyros Kaki, ndërsa ato janë me origjinë nga Azia: pikërisht në kontinentin aziatik, disa prej këtyre pemëve arritën t’i mbijetonin bombës atomike në Nagasaki; karakteristikë e cila u vë atyre cilësimin “Pemët e paqes”. Por cilat janë vlerat ushqyese dhe efektet më të mira të hurmave? Për më tepër zbuloni dobitë e tyre të bazuara në një prej sajteve të huaja dedikuar shëndetit (Tanta Salute).

Kanë fuqi energjike

Hurmat, ndër të tjera, përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium. Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit.

Forcojnë sistemin imunitar

Falë përmbajtjes së vitaminës C, hurmat ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit, pra sistemin imunitar. Trupi është në gjendje të mbrohet edhe më shumë nga bakteret.

Përmirësojnë tretjen dhe luftojnë lodhjen

Hurmat ndihmojnë në tretjen dhe luftojnë lodhjen: janë në fakt një zgjidhje të mirë përballë shqetësimeve që lidhen me aparatin tretës dhe atë të zorrëve. Ndaj, janë të mira për efektet e tyre laksative (pastruese), falë përmbajtjes së lartë të fibrave. Por nëse konsumohen të papjekura (të pasura me taninë) janë të dëmshme për organizmin.

Kanë efekt pastrues dhe diuretik

Ndër të tjera hurmat kanë efekt pastrues dhe diuretik, kjo për shkak se përmbajnë kalium.

Luftojnë stresin, lodhjen dhe oreksin e paktë

Këto fruta luftojnë stresin psikofizik, lodhjen (si atë kronike, që ka simptoma të ndryshme) dhe humbjen e oreksit.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë absorbimin e hekurit

Hurmat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Këto fruta madje mund të përmirësojnë edhe absorbimin e hekurit në organizëm.

Mbrojnë organe të ndryshme

Hurmat mbrojnë organe të ndryshme: janë në fakt shumë të mira për mbrojtjen e shpretkës, pankreasit, stomakut dhe zorrëve, përveç çrregullimeve të ndryshme të mëlçisë. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhembjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: merren 20-30 gramë fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës) kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

Lufton aneminë

Një nga sëmundjet që kuron fruta e hurmës është anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit