Me qëllim ndërgjegjësimin për problemin në rritje të islamofobisë dhe ksenofobisë, në Londër u zhvillua një aktivitet me natyrë satirike ku u ndanë çmime për protagonistët kryesorë të islamofobisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.
Bëhet fjalë për një lloj manifestimi që organizohet prej disa vitesh nga një organizatë joqeveritare, Komisioni Islam për të Drejtat e Njeriut, i cili po lufton retorikën anti-islame dhe islamofobinë.
Në kategorinë e protagonistit më të mirë të islamofobisë në plan ndërkombëtar, çmimi u fitua nga shefja e diplomacisë dhe de facto udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi. Shkaku i zgjedhjes së saj është qëndrimi pasiv ndaj dhunës kundër pakicës muslimane në Arakan.
Kyi fitoi garën në të cilën të propozuar ishin edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump; kryetarja e Frontit Kombëtar Radikal Kombëtar francez, Marine Le Pen dhe udhëheqësi radikal holandez i Partisë së Lirë, Geert Wilders. Për personalitetin më radikal në skenën politike në Britani të Madhe u zgjodh radikali dhe aktivisti Tommy Robinson.
Të nominuar në këtë kategori ishin edhe kolumnistja Katie Hopkins; ish-udhëheqësi radikal i UKIP; Nigel Farage, e pastaj Anne Marie Eaters dhe shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson.
Në kategorinë e protagonistëve kryesorë të islamofobisë, në fushën e medias vendi i parë i takoi Fox News, ndërkohë që të nominuar ishin edhe Daily Mail dhe The Sun.
Statistikat zyrtare të institucioneve britanike tregojnë një rritje të shkallës së krimeve të urrejtjes kundër Islamit dhe ky problem është intensifikuar pas sulmeve terroriste në Londër dhe Mançester. Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë rreth tre milionë muslimanë, që përbën rreth pesë përqind e popullsisë së përgjithshme britanike. /tesheshi.com/