Në rrëshqitjen e dheut të digës së hidrocentralit në provincën kineze Seçuan kanë humbur jetën mbi 30 punëtorë kinezë.
Televizioni shtetëror CCTV njoftoi se në momentin e fatkeqësisë në impiantin e ndërtimit gjendeshin rreth 40 punëtorë dhe se disa të plagosur janë bartur për në spital.
Fatkeqësia ndodhi në vendin e ndërtimit të hidrocentralit Baihetan, në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit më të gjatë kinez Jangce. /koha/kohaislame