4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Humbi shikimin sa ishte fëmijë, Daut Hoxha nuk u dorëzua dhe sot ushtron profesionin e zdrukthëtarit

Më të lexuarat

Daut Hoxha gjërat nuk i sheh, por i ndjen me gjithë zemër.

Kjo është punishtja, ku kalon një pjesë të madhe të ditës. Në këtë vend ai praktikon zanatin prej zdrukthëtarit, që e ka trashëgim nga gjyshi i tij.

Daut Hoxha, nga Ferizaj, ka thënë se të qenit i verbër nuk e ka penguar për asgjë në jetë.

“Zanatin e kemi të trashëguar nga gjyshi. Pas lufte jam angazhuar më shumë pasi para lufte kam qenë duke vijuar shkollën e të verbërve në Pejë. Tash ju ndihmoj vëllezërve të mi aq sa kam mundësi…Jam adaptuar me këtë punë. Ndjehem komod pasi që jam në shtëpi, ndoshta po të isha diku tjetër nuk do të mundesha të punoj”, tregon për RTV Dukagjinin, Daut Hoxha.

Ishte fëmijë kur e humbi shikimin. Por, asnjëherë për t’u dorëzuar.

Sfidat atë e kanë bërë edhe më të fortë dhe më këmbëngulës në realizimin e qëllimeve të tij jetësore.

“Asgjë nuk më ka penguar në jetë. Unë tashmë jam pajtuar me fatin. Unë kisha kërkuar nga institucionet të na japin rastin. Nuk do të thotë se të verbrit nuk mund të bëjnë një punë, vetëm duhet t’iu jepet rasti”, tha Daut Hoxha.

Daut Hoxha, nuk u ndalë asnjëherë për të ndjek ëndrrën e tij.

Ai madje, e realizoi edhe dëshirën fëmijërore, që ishte të bëhej jurist. Sot, ai ushtron këtë profesion në qytetin e tij. Por, jo vetëm kaq.

“Shkollën e mesme për të verbër e kam përfunduar në Ferizaj. Kam studiuar në degën e Juridikut. Jam nënkryetar i Shoqatës së të Verbërve në Ferizaj dhe nënkryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës. Jam edhe lojtar i reprezentacionit të Kosovës në një sport. Merrem edhe me shah dhe aktivitete tjera”, thotë Daut Hoxha.

Të njohësh botën përmes zërit, nuk është e lehtë, por jo edhe e paarritshme. Për Daut Hoxhën, frymëzimi i tij më i madh janë vështirësitë me të cilat ai përballet!

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/379077066156219/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit