0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Humbi jetën natën e ndërrimit të viteve, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për 16 vjeçarin

Më të lexuarat

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar dyshimet se 16 vjeçari, Klejdi Gjeta, që humbi jetën natën e ndërrimit të viteve, është qëlluar nga një plumb.

Policia ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin, që kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë, por vetëm disa minuta më pas familjarët e tij e kanë gjetur të pajetë.

Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se mjekët kanë gjetur një plumb në kokën e 16-vjeçarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit