5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Humbi jetën me dy të rinjtë, kush ishte francezja në aksidentin e Varibopit

Më të lexuarat

Një makinë tip Suzuki përfundoi në kanal në rrugën Levan- Tepelenë dhe tre persona kanë humbur jetën.

Policia ka identifikuar dy burrat, Fisnik Murataj, 32 vjeç dhe Agustin Murataj, 30 vjeç të dy djem xhaxhallarësh me njëri -tjetrin.

Kurse viktima e tretë, e cila është një femër, shtetase e huaj, identifikohet si Nazia Ahamout 34 vjeç, e fejuara e Fisnikut.

Fisnik Murataj nga Kutaj i Ballshit dhe dy viktimat e tjera të cilët kishin qenë me një dasëm dhe ktheheshin për në Greqi, ku jetonin dhe punonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibop dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Suzuki me targë, IHZ 1755 mësohet se është blerë një muaj më parë nga Nazia dhe i fejuari i saj shqiptar, të mbetur viktimë të aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm.

34-vjeçarja Nazia Ahamout ishte shtetase franceze por që jetonte në Greqi bashkë me të fejuarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit