Vëllai i presidentit sirian Bashar al-Asad, Maheri, njoftohet se ka humbur një këmbë në një sulm me bombë mbi selinë e sigurimit të Sirisë në Damask një muaj më parë.
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se raportet janë konfirmuar nga një diplomat perëndimor dhe një burim tjetër i Gjirit Persik.
Maher nuk është parë në publik që nga sulmi i 18 korrikut, në të cilin u vranë katër anëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit.
Maher, komandant i Gardës elite Republikane të ushtrisë siriane dhe Divizionit të 4-të, është një nga komandantët kryesorë ushtarakë në luftën kundër kryengritësve, që ka nisur para 18 muajve.
Ndërkohë, të enjten, televizioni Al-Arabiya raportoi se një kushëri i nënpresidentit të Sirisë, Farouk al-Shara ka dezertuar dhe iu ka bëre thirrje pjesëtarëve të ushtrisë siriane që t’i bashkohen “revolucionit”.
Raporti nuk është konfirmuar nga burime të pavarura./koha/kohaislame