Dyshohet se deri tek vetëaksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit “Opel Montrey” duke qarkulluar në magjistralen Gjilan – Ferizaj me të arritur përballë restaurant “Shaqa”, duke mos ia përshtatur shpejtësinë automjetit të tij humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës në anën e djathtë të lëvizjes së tij, me ç` rast nga plagët e marra vozitësi i lartshënuar ndërron jetë, ndërsa të gjithë të lënduarit (pasagjerët) pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan lëshohen në shtëpi tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.
Zëdhënës i spitalit të Gjilanit Selami Kurteshi tha se drejtuesi i automjetit që humbi jetën është Baki Ahmeti (1997) është nga Smira e Vitisë.
Ismet Hashani tha se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, raporton rajonipress.
Hashani tha se besohet se nxënësit ktheheshin nga festimi i mbrëmjes së maturës kurse hetimet rreth rastit po i heton policia e Kosovës e trafikut rajonal.
Ndërkaq Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit të Gjilanit për rajonipress tha se rasti ka ndodhur afër restaurant “Shaqa” derisa në veturë kanë qenë 5 persona derisa vozitësi i automjetit Baki Ahmeti (1997) nga Smira e Vitisë është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, derisa personi tjetër Shpejtim Ferizi (1997) nga Kabashi i Vitisë ka pësuar lëndime të lehta dhe për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.
Fatkeqësisht po ndodhe që gjatë festave të mbrëmjeve të maturës po na përsëriten aksidente të renda apo edhe fatale, policia e Kosovës apelon veçanërisht prindërit, arsimtarët dhe faktorët tjerë relevant që gjatë organizimit të mbrëmjeve të tilla mos të lejojnë konsumimin e alkoolit, nga ana e nxënësve dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë që nxënësit t`i drejtojnë automjetet, dhe të parandalohet humbja e jetëve./zeri