0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Humanizmi pa fe

Më të lexuarat

Mjaft njerëz, kudo në botë, thonë se ata bëjnë të mira dhe nuk është kusht që të besosh në Zot për të qenë një njeri human. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se humanizmi pa besim është një ideologji që pasi ka trashëguar bamirësinë nga doktrina fetare dhe praktika e saj, kërkon ta zëvendësojë atë duke e zhveshur nga përtejsia religjioze. Përderisa është kështu, nuk ka çfarë të kërkohet për ta në botën tjetër. 
Nga Aishja, bashkëshortja e Profetit, dhe nëna e besimtarëve përcillet se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut:
– O i Dërguari i Allahut, Ibën Xhedani në kohën e injorancës (para Islamit) ka qenë njeri që sillej mirë me farefisin dhe ushqente nevojtarët. A do t’i bëj dobi kjo gjë atij?
– “Jo, nuk i bën dobi, sepse ai kurrë nuk tha: o Zot! Mi fal gabimet Ditën e Gjykimit.”
(Transmeton Muslimi nr. 214)

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit