Grupi i të drejtave të njeriut Human Rights Watch bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për masakrat tronditëse ndaj mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, të cilat ndodhën gjatë vitit 2013.
Human Rights Watch tha të hënën se autoritetet egjiptiane kanë dështuar të hetojnë ose ndjekinqoftë edhe një anëtar të vetëm të forcave të sigurisë, të cilat janë përgjegjëse për sulmin në sheshin Rabaa al-Adevija të Kajros.
“Pesë vite pas masakrës në Rabaa, reagimi i vetëm nga autoritetet ka qenë përpjekja që të izolojnë ata që janë përgjegjës për këto krime nga drejtësia”, tha Sarah Leah Ëhitson, drejtorja e HRË për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
“Përgjigjja e aleatëve të Egjiptit për krimet në Rabaa dhe mungesa e drejtësisë për viktimat ka qenë heshtja e plotë”.
Që nga masakra, qindra protestues, përfshirë udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane të Morsiut, janë dënuar dhe burgosur në mënyrë masive. Një gjykatë egjiptiane në korrik dha dënimin me vdekje për 75 vetë, pasi kishin qenë pjesëmarrës në protestë. /MESAZHI/